Skip to main content

Cili ndikohet nga procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës i TAP-it?

Përditësimi i të dhënave të kadastrës së TAP-it në Greqi – regjistri i tokave i TAP-it – përcaktoi se cilët pronarë dhe përdorues tokash janë të ndikuar nga gazsjellësi.

TAP-i kishte nevojë për akses në korridorin e ndërtimit, që është me përmasa rreth 38 metra i gjerë në Greqi dhe në Shqipëri, dhe rreth 18 metra i gjerë në Itali. 

Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA) kërkonte që TAP-i të identifikonte pronarët e ligjshëm të parcelave të ndikuara nga projekti duke përdorur të dhënat e kadastrave kombëtare. Por edhe pse, për shumicën e zonave ku kalon gazsjellësi në Greqi nuk kishte  të dhëna kadastrale, TAP-i, ndoqi proceset formale të kadastrës greke për të identifikuar të gjithë pronarët e ndikuar të tokave brenda një korridori me gjerësi prej 100 metra. Në Shqipëri, TAP-i përditësoi të gjitha të dhënat kadastrale kombëtare për një korridor me gjerësi 300 metra përgjatë gjurmës së TAP-it. 

Nëse një ngastër gjendej brenda këtij korridori, ose në territorin e identifikuar për instalimet e përhershme ose të përkohshme të TAP-it mbi tokë (stacionet e kompresorëve, stacionet e valvulave të bllokimit, kampet e ndërtimit, sheshet e tubave, etj.) kjo ngastër kishte shumë mundësi të ndikohej nga projekti dhe si e tillë duhej të regjistrohej në kuadër të përditësimit që TAP-i ndërmori për kadastrën greke dhe atë shqiptare. 

Si një nga hapat e parë të procesit LEA, kontraktorët e TAP-it përditësuan informacionin mbi pronësinë dhe përdorimin e të gjitha parcelave të ndikuara nga projekti. Ky proces krijoi harta dhe tabela kadastrale të detajuara dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në anketimet dhe ekzaminimet e regjistrave kadastralë ekzistues. 

Në të gjitha vendet pritëse, procesi i përditësimit të dhënave të kadastrës është përfunduar përpara se TAP-i të niste sigurimin e të drejtave të tokës së nevojshme për ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit. 

Për më shumë informacion rreth punës të kryer me kadastrën në secilin vend, ju lutemi vizitoni një nga faqet vijuese të mëposhtme.

 

Cili ndikohet nga Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA) i TAP-it në Greqi?

Përditësimi i të dhënave kadastrës në Greqi (regjistrave të tokës) nga ana e TAP-it, si dhe procesi i LEA-s synonin t’iu përgjigjeshin çështjeve të mëposhtme:

  • Cilat parcela toke ndikohen nga TAP-i?
  • Ku ndodhen ato?
  • Kush e zotëron dhe e përdor atë tokë?
  • A ka instalime mbi tokë ose shtesa të tyre në parcelat të cilat ndikohen nga TAP-i? 

Përditësimi i të dhënave të kadastrës, në lidhje me të gjitha parcelat e tokës të ndikuara nga gjurma e TAP-it përmes Greqisë, u ndërmor nga JV TOPMAPS, një sipërmarrje e përbashkët e përbërë nga shoqëritë greke të këshillimit MAKEDONIKI ETM EE, GAIA S.A. dhe GEOMATICS SA, që punuan në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë publike përkatëse. 

Gjatë procesit të përditësimit të dhënave të kadastrës nga TAP-i, pronarët dhe përdoruesit e tokave përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Greqi, u ftuan të vizitojnë një nga Zyrat e Anketimit të Kadastrës (ZAK) dhe Pikat e Informacionit (PI) për t’u informuar nëse prona e tyre ndikohet nga gazsjellësi dhe për t’u siguruar nëse TAP-i ka informacionin më të sakta për statusin e pronësisë dhe të përdorimit të tokës. 

Gjatë procesit, u krijuan gjithsej 23 Zyra të Anketimit Kadastral dhe 137 Pika Informacioni në 30 bashki përgjatë gjurmës së TAP-it në Greqi si dhe në Selanik dhe Athinë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ZAK-ve në 25. 

Pronarët dhe përdoruesit e tokave të ndikuara u këshilluan nga personeli i ZAK-ve gjatë plotësimit të formularëve të deklarimit të pronave dhe dorëzimit të dokumentacionit ligjor, për aq sa atyre u lejohej të ndiqnin kontrollin ligjor, në mënyrë që të merrnin kompensimin nga TAP-i. Në të njëjtën kohë, specialistët e Pikave të Informacionit, një pikë për çdo komunitet të ndikuar, siguruan informacion për projektin dhe përditësimin e të dhënave të kadastrës në Greqi. 

Përpara hapjes së ZAK-ve dhe PI-ve përgjatë gjurmës së gazsjellësit, TAP-i dhe kontraktori i tij organizuan një sërë takimesh të hapura në çdo bashki me pronarë të tokave të ndikuara. Takimet u bashkërenduan me autoritetet vendore. 

Përpara përftimit të aksesit në tokë, TAP-i ndërmori edhe një Census dhe Inventar Asetesh (CAI) në të njëjtat ZAK ose në shtëpitë e pronarëve dhe përdoruesve të ndikuar të tokave, nëse ata nuk kishin mundësi të paraqiteshin personalisht në një ZAK. Duke përdorur një pyetësor të veçantë, TAP-i kreu intervista me pronarët dhe përdoruesit e tokës përgjatë gjurmës së gazsjellësit, duke regjistruar informacion për të mbjellat, pemët dhe asetet e tjera (si strukturat e ujitjes) në çdo parcelë të ndikuar. Ky proces përcaktoi vlerën e kompensimit për parcelën e ndikuar dhe ndiqet nga kontrollet e nevojshme ligjore.

Vlerat e kompensimit të TAP-it janë përcaktuar në përputhje me legjislacionin grek si dhe me kërkesat ndërkombëtare (Kërkesa e Performancës 5 e BERZH). Procesi CAI shërbeu gjithashtu si bazë për përcaktimin e statusit së jetesës të pronarëve dhe përdoruesve të ndikuar të tokave. Kjo do t’i lejojë TAP-it të sigurohet që jetesa e të gjithë pronarëve dhe përdoruesve të ndikuar të tokave të rehabilitohen si në gjendjen fillestare dhe në ato raste që është e mundur të përmirësohen përmes programit tonë të Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjes Teknike (LATS). 

Aktualisht, ka pesë zyra LEA përgjatë gjurmës së TAP-it, ku specialistë sigurojnë informacion për çdo çështje dhe problem të lidhur me tokën dhe kompensimin. 

Nëse toka juaj është e ndikuar nga Projekti TAP, ose nëse keni një pyetje në lidhje me kompensimin, ju lutemi vizitoni zyrën më të afërt të TAP-it.