Skip to main content

Marrëveshjet mbi Tokën

Bazuar  në rezultatet e Censusit dhe Inventarit të Aseteve (CAI), TAP-i do të përllogarisë vlerat e kompensimit dhe do t’ua paraqesë ato pronarëve dhe përdoruesve të ndikuar të tokës.

Marrëveshjet për akses në tokë, do të formalizohen me anë të një kontrate me TAP-in. Do të bëhet shumë kujdes që të propozohet zgjidhja më e drejtë, dhe më e mirë e mundshme për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e ndikuar nga projekti.

Të gjitha marrëveshjet do të nënshkruhen përpara fillimit të ndërtimit dhe pasi të gjithë pagesat për aksesin në tokë të jenë kryer. Kompensimi për ndikimin në bimë dhe të mbjella, ose veprimtari të tjera jetese, do të paguhen kur të ndodhë ndikimi.

TAP-i do të kërkojë të arrijë marrëveshje të negociuara me pronarët dhe përdoruesit e ndikuar të tokave në të gjitha rastet e mundshme. TAP-i do të përdorë servitudin e detyruar ose shpronësimin vetëm nëse përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje dështojnë, dhe kjo do të bëhet në përputhje me ligjet kombëtare për shpronësimin.