Skip to main content

Pamje e përgjithshme e angazhimeve tona

Duke qenë se i është besuar zhvillimi i një prej projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës energjetike që është ndërmarrë në Evropë këta dhjetëvjeçarët e fundit, TAP-i, është i angazhuar të jetë dhe të veprojë në përputhje me standardet më të larta. 

Këto përfshijnë përputhshmëri me udhëzimet mbi nivelin të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe rregullore të tjera ndërkombëtare, kombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian.

Ne jemi të angazhuar të mbrojmë mjedisin, sigurinë dhe komunitetet që jetojnë në afërsi të gazsjellësit. TAP-i vepron sipas politikës që: siguria është e para, asnjë dëmtim. 

Duke patur mundësinë e një pasurie të madhe teknike dhe njohurish operacionale, përpjekjet tona gjithashtu do të udhëhiqen edhe nga angazhimi ynë për zhvillim të qëndrueshëm.

TAP-i po përfshihet hapur, në mënyrë pro-aktive dhe të respektueshme me të gjithë palët tona të interesit dhe ka bashkërenduar pikëpamjet e tyre në projekt gjatë zhvillimit të tij.

Angazhimi ynë për të ardhmen simbolizohet nga roli pionier i TAP-it, përsa i përket realizimit të Korridorit Jugor të Gazit dhe nga kontributi i tij i rëndësishëm për zhvillimin e kombeve dhe komuniteteve fqinje përgjatë gjurmës së tij. 

 

Për Mjedisin

Angazhimi i TAP-it për mjedisin është pjesë thelbësore e këtij projekti pionier.

Për Komunitetin vendor

TAP-i është i angazhuar të përfshihet haptazi, në mënyrë proaktive dhe duke respektuar të gjithë komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit të tij.

Për shëndetin dhe sigurinë

Angazhimi i TAP-it për shëndet dhe siguri pranon se projekti ka detyrën të kujdeset për komunitetet e tij pritëse, për forcën punëtore dhe për aksionerët e tij. 

Për të ardhmen

Angazhimi i TAP-it për të ardhmen realizohet nga roli i tij si pionier në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit për në Evropë dhe deri në kontributin e tij për zhvillimin e vendeve pritëse dhe komuniteteve përgjatë gjurmës.