Skip to main content

Si përfshihemi

Në përputhje me kërkesat e performancës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe praktikën më të mirë të industrisë, si dhe me qëllimin e krijimit të një dialogu të hapur dhe me përfitime të ndërsjella, TAP-i është këshilluar me palët e ndikuara të interesit, që nga fazat më të hershme të zhvillimit të projektit. 

Ndërkohë që merrte në konsideratë alternativa të ndryshme për gjurmën e gazsjellësit, TAP-i nisi të përfshihet me autoritetet, organet ligjvënëse, OJF-të dhe komunitetet përgjatë gjurmëve të mundshme të gazsjellësit. TAP-i vendosi se cila do të ishte gjurma përfundimtare vetëm pasi mori informacion nga të gjitha palët e interesit me rëndësi.

Përfshirje dhe këshillime të gjera me palët e interesit u kryen gjatë fazave të ndryshme të Vlerësimeve të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS-të), përfshirë para studimet, përpunimet, studimet, VNMS-në kryesore dhe shpalosjen e VNMS-së.

Aktualisht po mbahen këshillime të tjera me palët e interesit në lidhje me veprimtaritë e Blerjes dhe Servitudit të Tokës në vendet pritëse të TAP-it.

Planet për përfshirjen e palëve të interesit

Në mënyrë që të strukturohet dhe formalizohet përfshirja e palëve të interesit, TAP-i dhe kontraktorët e tij, kanë hartuar Planet për Përfshirjen e Palëve të Interesit (SEP) për secilën fazë të zhvillimit të projektit dhe për secilin vend pritës (Greqi, Shqipëri, Itali). SEP-ët janë në përputhje me të gjitha kërkesat e legjislacionit dhe rregulloreve kombëtare si dhe me nevojat e veçanta të projektit në secilin vend pritës.

Planet përshkruajnë, për shembull, instrumente të ndryshme të cilat TAP-i i përdor për të informuar komunitetet e ndikuara dhe publikun e gjerë mbi veprimtaritë e ardhshme të lidhura me projektin dhe vendimet për këto veprimtari.

Në këtë seksion, publikohen SEP-ët kryesorë për faza të ndryshme të projektit në të tre vendet pritëse, në mënyrë që publiku të jetë i informuar dhe që të arrihen standardet tona të larta të transparencës dhe përgjegjshmërisë. 

Në lidhjet e mëposhtme do të gjeni një përshkrim të shkurtër të secilit SEP si dhe një lidhje me dokumentet përkatëse.