Skip to main content

Angazhimi i TAP-it për mjedisin

Angazhimi i TAP-it për mjedisin është pjesë thelbësore e këtij projekti pionier.

Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social

Në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të performancës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të gjitha vendet ku do të kalojë gazsjellësi (Greqi, Shqipëri dhe Itali) janë ndërmarrë Vlerësime të detajuara të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS).

VNMS-të paraqesin në hartë të gjitha ndikimet e mundshme mjedisore, kulturore dhe social-ekonomike që mund të paraqiten nga realizimi i projektit dhe përfshijnë masa për të shmangur dhe lehtësuar këto ndikime gjatë dhe pas ndërtimit, ose dhe gjatë operimit.

VNMS-të gjithashtu kërkojnë dialog të hapur dhe transparent me të gjithë palët e interesit në projekt.

Procesi i gjithëpërfshirjes  së palëve të interesit do të vazhdojë përgjatë përfundimit të ndërtimit, dhe disi më pak i përhapur gjatë operimit, kur ndikimet e projektit do të jenë minimale. Lexoni më shumë.

VNMS të plota janë dorëzuar në Itali (mars 2012, përditësuar dhe ri-dorëzuar në shtator 2013, dokumentacion shtesë i integruar në prill 2014), Shqipëri (janar 2013, miratuar në prill) dhe Greqi (qershor 2013).

Lexoni më shumë për procesin e VNMS-ve në vendet pritëse këtu:

​Gazi natyror, karburanti më i pastër fosil

Gazsjellësi do të sjellë miliarda metra kub gaz natyror, që është karburanti më i pastër fosil, në tregjet Evropiane. Ndërkohëkombet e BE-së kërkojnë të ekuilibrojnë kërkesat e tyre në rritje për energji, me angazhimin që ato ndajnë për mjedisin, gazi do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëmpërzierjen energjetikeEvropës për të ardhmen e parashikueshme

Shmang, minimizo, lehtëso

Si pjesë të politikës së tij për Përgjegjësi Sociale të Korporatës, TAP-i është i angazhuar të shmangë, minimizojë dhe lehtësojë të gjitha pasojat negative në mjedis. Gjurma e TAP-it është parashikuar dhe përzgjedhur me kujdes, që të shmangë zonat me ndjeshmëri mjedisore në të gjitha rastet e mundshme. Në mënyrë që të reduktojë shkarkimet e tij, ambientet do të vendosen dhe në to do të veprohet në mënyrë të tillë që të gjitha ndikimet fizike dhe ekologjike të reduktohen.

Ndërtimi dhe veprimtaria e TAP-it do të minimizojë konsumin energjetik, shkarkimet në ajër, shkarkimin e mbetjeve të lëngshme dhe prodhimin e mbetjeve. Nuk do të krijohet asnjë mbetje. 

Kthimi në gjendje fillestare

Pasi të përfundohet ndërtimi i gazsjellësit, TAP-i do ta rikthejë tokën në gjendjen e mëparshme. Pjesa e sipërme e dheut do të zëvendësohet, të gjithë kryqëzimet e përkohshme dhe infrastruktura do të largohen dhe të gjithë mjediset fillestare dhe bimësia do të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Pronarët dhe përdoruesit e tokës do të kompensohen tërësisht për ndikimet mbi tokën e tyre. Lexoni më shumë