Skip to main content

Procesi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social i TAP-it në Shqipëri

VNMS-ja e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) për Shqipërinë, është miratuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në Prill të vitit 2013. Leja Mjedisore u lëshua në vijim nga Qendra Kombëtare e Licencimit.

VNMS-ja u krye në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar shqiptar dhe atë të BE-së, dhe duke ndjekur kërkesat e rrepta të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), të njohura si nivelet për praktikën më të mirë ndërkombëtare.

Dokumenti iu nënshtrua një procesi rigoroz shqyrtimi dhjetë javor, gjatë të cilit u organizuan nga Ministria e Mjedisit, tre dëgjesa publike me palët e ndikuara të interesit.

VNMS-ja paraqet në hartë të gjitha ndikimet e mundshme mjedisore, kulturore dhe social-ekonomike të gazsjellësit dhe përfshin masat për të shmangur dhe lehtësuar të gjithë ndikimet e mundshme që gazsjellësi mund të sjellë gjatë dhe pas ndërtimit. 

Këshillimi me publikun

Përpara dorëzimit përfundimtar, TAP-i iu ofroi dokumentin e plotë të VNMS-së banorëve të 83 komuniteteve në zonat e Korçës, Skraparit, Beratit dhe Fierit si edhe një sërë OJF-ve dhe institucioneve qendrore. Në tërësi, u organizuan 23 këshillime me publikun, me palë vendore të interesit përgjatë gjurmës së TAP-it.

Në procesin e këshillimit u përfshi gjithashtu edhe qeverisja vendore. Ekipi i projektit TAP diskutoi raportin me këshillat e 38 komunave përgjatë gjurmës. Të gjithë lëshuan vendime formale në mbështetje të projektit.

Gjatë kësaj periudhe këshillimi me publikun, TAP-i morri informacion nga komunitetet vendore dhe iu përgjigj një sërë pyetjesh dhe kërkesash për informacion.​

VNMS Shqipëri: sfond dhe afate kohore

Prill 2011: TAP-i nis procesin e VNMS-së me dorëzimin e Raportit Para Studimor autoriteteve kombëtare dhe rajonale shqiptare, si dhe më shumë se 100 palëve përkatëse të interesit.

Raporti përfshin një përshkrim të detajuar të gjurmës së parapëlqyer për TAP-in, të identifikuar gjatë studimeve të detajuara të përpunimit në Shqipëri në vitet 2009 dhe 2010.

Raporti gjithashtu përmban një shpjegim gjithëpërfshirës të ndikimeve të mundshme mjedisore dhe sociale në gjurmën e përzgjedhur dhe masat e duhura të lehtësimit.

Në veçanti, i është kushtuar konsideratë specifike shmangies të habitateve të ndjeshme natyrore. Si rrjedhojë e drejtpërdrejtë TAP-i do të anashkalojë Parkun Kombëtar të Hotovës dhe luginën e lumit Vjosa.

Link to ESIA Scoping Report for Albania in English.

Link to ESIA Scoping Report for Albania in Albanian.

Nëntor – Dhjetor 2012: U shpaloset komuniteteve, OJF-ve dhe autoriteteve përkatëse Përmbledhja Jo-Teknike (NTS) e raportit të VNMS-së.

NTS-ja është një variant i thjeshtuar dhe i shkurtuar i raportit të ardhshëm të plotë të VNMS-së. Ai përmbledh elementët kyçë në një format të kuptueshëm lehtë dhe të thjeshtë për t’u përdorur nga publiku i gjerë, dhe ka si synim të ndërgjegjësojë të gjitha palët e interesit mbi qëllimin e projektit të gazsjellësit, ndikimet e tij të mundshme si dhe masat e propozuara për lehtësimin e tyre.

Link to Non-technical Summary (NTS) of ESIA for Albania in English

Link to Non-technical Summary (NTS) of ESIA for Albania in Albanian

Janar 2013: TAP-i dorëzon zyrtarisht Vlerësimin e tij të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) për seksionin shqiptar Qendrës Kombëtare të Licencimit në Shqipëri. Qëllimi i VNMS-së është të vlerësojë ndikimet e mundshme të projektit të gazsjellësit mbi mjedisin, objektet e trashëgimisë kulturore dhe ato të zhvillimit social-ekonomik dhe të propozojë masa për shmangien, reduktimin ose lehtësimin e ndikimeve negative. TAP-i pranon informacion e komente nga publiku mbi VNMS-në në Shqipëri deri në 30 prill 2013.

Link to ESIA in English.

Link to ESIA in Albanian.

Prill 2013: VNMS-ja e TAP-it për Shqipërinë miratohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Leja Mjedisore për TAP-in lëshohet në vijim nga Qendra Kombëtare e Licencimit.

Dhënie informacioni dhe komentesh për VNMS-në në Shqipëri

TAP do të donte të dëgjonte opinionin tuaj. TAP-i mirëpret çdo koment nga persona ose grupe mbi dokumentin e procesin e tij të VNMS-së përmes mënyrave të mëposhtme të komunikimit:

Email: esia-comments@tap-ag.com
Postë: Trans Adriatic Pipeline AG – Shqipëri (Zyra e Degës), ABA Business Center, Kati 9, Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë, Shqipëri

 

Dokumentacioni i referencës

ESIA Albania (in English)

On the 21st of January 2013, TAP officially submitted its Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) for the Albanian section of the proposed natural gas pipeline to the National Licensing Centre in Albania. The objective of the ESIA is to assess potential impacts of the pipeline project on the environment, cultural heritage and socio-economic development and to propose measures in order to avoid, reduce or mitigate negative impacts.

Shihni të gjitha dokumentet

ESIA Albania (in Albanian)

On the 21st of January 2013 TAP officially submitted its Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) for the Albanian section of the proposed natural gas pipeline to the National Licensing Centre in Albania. The objective of the ESIA is to assess potential impacts of the pipeline project on the environment, cultural heritage and socio-economic development and to propose measures in order to avoid, reduce or mitigate negative impacts.

Shihni të gjitha dokumentet

Non-Technical Summary of ESIA Albania (in English)

As part of its stakeholder engagement activities, TAP is disclosing the contents of the ESIA report to the local communities in Albania. Residents of areas potentially affected by the pipeline are invited to provide their views and comments, which will be incorporated in the project development.

Shkarkoni

Non-Technical Summary of ESIA Albania (in Albanian)

As part of its stakeholder engagement activities, TAP is disclosing the contents of the ESIA report to the local communities in Albania. Residents of areas potentially affected by the pipeline are invited to provide their views and comments, which will be incorporated in the project development.

Shkarkoni

Scoping Report for the ESIA Albania (in English)

In April 2011 the Trans Adriatic Pipeline began the formal Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) process, with the submission of the Scoping Report. The document was presented to the Albanian national and regional authorities, as well as to more than 100 other relevant stakeholders.

Shkarkoni

Scoping Report for the ESIA Albania (in Albanian)

In April 2011 the Trans Adriatic Pipeline began the formal Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) process, with the submission of the Scoping Report. The document was presented to the Albanian national and regional authorities, as well as to more than 100 other relevant stakeholders.

Shkarkoni

Shihni dhe dokumenta të tjera reference