Skip to main content

Shëndeti dhe Siguria

Përkushtimi i TAP-it për shëndetin dhe sigurinë është i qartë për detyrën që ka projekti të kujdeset për komunitetet e tij pritëse, për forcën punëtore dhe për aksionarët e tij. 

Me përcaktimin e parimeve të përgjithshme, TAP-i do të sigurohet që ato të zbatohen gjatë gjithë projektit.

Pikësynimet e projektit janë: asnjë humbje jete dhe asnjë incident serioz.

Do të zbatohen programe trajnimi gjithëpërfshirëse për kompetenca të bazuara në rrezik dhe performanca shëndetësore dhe të sigurisë mes kontraktorëve të projektit dhe furnitorëve të tij, dhe këto programe do të monitorohen nga afër gjatë gjithë kohës për të siguruar që TAP-i të përmbushë angazhimet e tij.

TAP-i do të krijojë një kulturë mësimesh të marra përmes rrjeteve të shëndetit dhe sigurisë, ku përvojat e përditshme të mund të ndahen dhe të integrohen në veprimtari. 

Projektim me cilësi

Projekti i gazsjellësit është i bazuar në standarde të pranuara sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në praktikën më të mirë të industrisë. Masat e sigurisë janë projektuar në përputhje me hierarkinë e mëposhtme:

  • Elimino: çfarëdo që të jetë e mundur, rreziqet shmangen nga projektimi që mjedisi të jetë i sigurt në vetvete.
  • Parandalo: në ato raste kur nuk është e mundur të shmangen materialet ose proceset e rrezikshme, merren masa sigurimi që rreziku të mos ndodhë.
  • Dallo: nëse ndodh një ngjarje e rrezikshme, projektimi siguron që kjo të dallohet shpejtë.
  • Kontroll: do të ketë masa për kontrollin e ngjarjeve të rrezikshme.
  • Lehtëso: në projektim do të përfshihen masa të përshtatshme për të lehtësuar ndikimet e një ngjarjeje të rrezikshme dhe këto masa do të jenë të dobishme dhe të përshtatshme. 

Përgjigjet e Urgjencës

TAP-i do të sigurohet që sistemet, burimet dhe personeli i trajnuar të jenë të gatshëm për një përgjigje të efektshme për çdo rast urgjence. Gjatë gjithë jetëgjatësisë së gazsjellësit, TAP-i do të bashkëpunojë me shërbimet vendore dhe kombëtare të urgjencës dhe agjenci të tjera përkatëse, për të siguruar identifikimin dhe mbajtjen e një niveli të përshtatshëm përgatitjeje.