Skip to main content

Angazhimi i TAP-it për të ardhmen

Angazhimi i TAP-it për të ardhmen realizohet nga roli i tij si pionier në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit për në Evropë dhe deri në kontributin e tij për zhvillimin e vendeve pritëse dhe komuniteteve përgjatë gjurmës. 

E ardhmja e energjisë

Ndërkohë që prodhimi i gazit brenda Evropës ulet, gazsjellësi do të ndihmojë për sigurimin e të ardhmes energjetike të kontinentit, duke mundësuar transportin  e gazit natyror nga një burim i ri për në Evropë.

E ardhmja mjedisore

Duke përmirësuar rrjedhën e gazit për në Evropë, TAP-i do të japë gjithashtu kontribut për të ardhmen mjedisore të Evropës. Si karburanti më i pastër fosil, gazi do të luajë një rol gjithmonë në rritje, në përmbushjen e angazhimit të Evropës për reduktimin e shkarkimeve të karbonit dhe arritjen e synimeve të saj mjedisore.

E ardhmja ekonomike

Vendet transit të TAP-it, do të marrin një shtysë për të ardhmen ekonomike të tyre. Projekti do të tërheqë investime të rëndësishme të huaja, ndërsa zhvillimi ekonomik do të nxitet nga hyrja e furnizimeve të reja me energji dhe nga tregjet më konkurruese energjetike.

E ardhmja e punësimit

Sipas ekspertëve të pavarur, TAP do të hapë shumë vende pune, në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes kontraktorëve të tij dhe në mënyrë të tërthortë përmes efekteve të shumta ‘rrjedhëse’ në prodhim, shërbime komunale, transport, komunikacion, shërbime financiare e biznesi. Ndërkohë që shumica e përfitimeve në punësim do të shihen gjatë fazës së ndërtimit, TAP-i do të ketë një trashëgimi të zgjatur ekonomike.

E ardhmja e komunitetit

Një gur themeli i angazhimit të TAP-it për të ardhmen e komuniteteve përgjatë gjurmës së tij do të jetë financimi i projekteve të investimeve sociale dhe mjedisore (SEI). Në vlera totale, TAP do të investojë mbi 55 milionë euro në komunitetet përgjatë gjurmës së tij. Programet SEI janë zhvilluar përmes konsultave dhe bashkëpunimit me komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

E ardhmja rajonale

TAP-i do të ndihmojë përmbushjen e synimit të BE-së për furnizim me gaz të Evropës Juglindore, duke përforcuar kështu zhvillimin e ardhshëm ekonomik dhe social të rajonit.

Greqia, Shqipëria dhe Italia do të përfitojnë gjithashtu ndjeshëm në një nivel strategjik nga prania e TAP-it në vendet e tyre, duke gëzuar një status të përforcuar në hartën energjetike evropiane si rrugë kalimi dhe nyje energjetike rajonale.