Skip to main content

Mekanizimi i Ankesave i TAP

Nëse besoni se TAP-i ju ka trajtuar padrejtësisht, ju lutemi të na informoni, në mënyrë që të kemi mundësinë të trajtojmë çështjen tuaj menjëherë.

Çfarë është një ‘ankesë’?

Zakonisht një ankesë është një shqetësim në lidhje me diçka që ju e shihni si të gabuar ose të padrejtë. Duke dorëzuar një ankesë, ju mund të shprehni shqetësimin apo pakënaqësinë tuaj nëse besoni se TAP-i ka trajtuar ju (apo dikë tjetër) padrejtësisht.  

Çfarë është ‘mekanizmi i ankesave’?

TAP-i është i angazhuar për dialog të hapur dhe për vendosjen e marrëdhënieve të besimit dhe të qëndrueshme me komunitetet që jetojnë përgjatë gjurmës së ardhshme të tubacionit dhe zonave të ndërtimit.

Me këtë qëllim në mendje, TAP-i ka krijuar një “Mekanizëm Ankesash” – një proces efikas dhe i shpejtë për marrjen e ankesave apo shprehjeve të shqetësimit nga personat mundësisht të ndikuar nga veprimtaritë e tij ndërtuese. Mekanizmi i Ankesave i lejon TAP-it t’i përgjigjet të gjitha ankesave dhe shqetësimeve. TAP-i do të trajtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë, të hapur dhe transparente.

Megjithatë, në rast se një ankimues beson se Mekanizmi i Ankesave i TAP-it nuk e ka trajtuar ankesën apo shqetësimin e tij në mënyrë të kënaqshme, ai mund të vërë në punë mekanizmat e palëve të treta të pavarura, përfshirë gjykatat përkatëse. 

Si funksionon procesi?

Kushdo që është ndikuar, ose mendon se ndikohet nga veprimtaritë ndërtuese të TAP-it mund të dorëzojë një ankesë në TAP. Sa vijon është procesi që ndiqet përgjithësisht për trajtimin e tyre:

  • TAP-i konfirmon marrjen e ankesës brenda shtatë (7) ditëve kalendarike, dhe do t’i përgjigjemi ankimuesit brenda 30 deri 60 ditëve kalendarike, në varësi të kompleksitetit të rastit; 
  • TAP-i do të hetojë me themel të gjitha rastet e ankesave reale. Rastet që vlerësohet se janë trajtuar më parë, ose ankesat që nuk lidhen me TAP-in, nuk do të hetohen;
  • TAP-i synon të gjejë zgjidhje të pranueshme për të gjithë, në të gjitha rastet e mundshme  dhe do të synojë të diskutojë zgjidhjen me ankimuesin; 
  • TAP-i do të propozojë zgjidhjet e përshtatshme bazuar në fakte dhe prova;
  • Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen ose zgjidhjen e propozuar nga TAP-i, ju mund të përdorni një mekanizëm të pavarur apelimi për arbitrazh; 
  • TAP-i  do t’i mbajë detajet gjitha detajet e ankesës suaj rigorozisht të fshehta dhe do t’i ndajë ato me palë të tjera brenda TAP-it vetëm kur një gjë e tillë kërkohet në kuadrin e procesit të hetimit;
  • Një herë në vit, duke nisur që prej vitit 2017, TAP-i do të botojë në faqen e vet të internetit një raport përmbledhës të ankesave, për të informuar publikun mbi arsyet kryesore të këtyre ankesave. Megjithatë, ne nuk do të përmendim emrat e asnjë individi dhe nuk do të bëjmë publike detaje personale. 

Si ta dorëzoni ankesën tuaj?

Ju lutemi të gjeni mënyrën më të thjeshtë për ju, nga mundësitë e përshkruara më poshtë. 
 

Faqja e internetit e TAP-it: shkarkoni Formularin e Ankesave, plotësojeni atë dhe pastaj ngarkojeni në seksionin më poshtë.

Postë elektronike: shkarkoni Formularin e Ankesave, plotësojeni atë dhe pastaj dërgojeni në adresën elektronike përkatëse të TAP-it për Ankesat (shihni më poshtë adresat e veçanta për shtetet përkatëse).

Postë: shkarkoni Formularin e Ankesave, printojeni, plotësojeni dhe pastaj dërgojeni me postë në zyrën e TAP-it në vendin tuaj. 

Telefon: telefonojini Koordinatorit përkatës të Ankesave të TAP-it në vendin tuaj dhe jepini atij informacionin lidhur me ankesën, ose lini një mesazh zanor në sekretarinë tonë telefonike. Ju lutemi që të na jepni të gjithë informacionet e duhura (emrin e plotë, numër kontakti, ankesë, numrin e parcelës dhe zonën kadastrale etj), në mënyrë që të kemi mundësi t’ju kontaktojmë. 

SMS: dërgojini një mesazh SMS Koordinatorit përkatës të Ankesave të TAP-it në vendin tuaj dhe  jepini informacionin  në lidhje me ankesën tuaj. Ju lutemi të siguroheni që keni dërguar detajet tuaja të plota të kontaktit (emrin e plotë, numrin e kontaktit, ankesën), në mënyrë që të kemi mundësi t’ju kontaktojmë. 

Keni nevojë të përditësoni ankesën tuaj?

Nëse dëshironi të jepni informacione shtesë, mund të përditësoni ankesën tuaj fare thjeshtë duke përdorur seksionin më poshtë.

 

Kontaktet vendore

Greqi

Email: grievancegreece@tap-ag.com
Adresë Postare: 5, Rruga Agiou Georgiou, Kutia Postare 8006 - Kodi Postar 57001 Thermi, Selanik
Attn: Këshilltarit të Ankesave
Telefon: +30 213 010 4598, 800 118 1881 (vetëm për thirrje lokale)
SMS: +30 693 091 8020
Fax: +30 213 010 4599

Itali

Email: grievanceitaly@tap-ag.com
Adresë Postare: Via Templari 11, 73100 Lecce, Italy
Attn: Këshilltarit të Ankesave
Tel: +39 345 4009 029 (Hotline); +39 0832 24971 
SMS: +39 345 4009 029
Fax: +39 0832 2497 44

Shqipëri

Email: grievancealbania@tap-ag.com
Adresë Postare: Ndërtesa Nr. 12 (ABA Business Center), Kati 9,  Zyra Nr. 906, Rruga  Gjon Pali II, 1010 Tiranë, Shqipëri
Attn: Këshilltarit të Ankesave
Tel: +355 69 609 8188 (Hotline); +355 44 30 69 37
SMS: +355 69 60 98 188
Fax: + 355 42 265 685