Skip to main content

Vlerësimi i Ndikimit mbi të Drejtat e Njeriut

TAP-i ka kryer vlerësimet e ndikimit në të drejtat e njeriut (VNDNj) në secilin prej tre vendeve pritëse të projektit me qëllim përmbushjen e përgjegjësisë së korporatës për të respektuar të drejtat e njeriut, siç përcaktohet në Kodin e Sjelljes së TAP-it (Pika 5.1.), gjë që gjithashtu përmbush kërkesat e huadhënësit.

VNDNj-të kishin për qëllim identifikimin e ndikimeve mbi të drejtat e njeriut dhe mundësitë që mund të lindin nga projekti në Greqi, Shqipëri dhe Itali, si dhe zhvillimin e masave të veçanta për lehtësimin dhe përmirësimin. VNDNj-a plotëson vlerësimet e veçanta të ndikimit në mjedis dhe ndikimin social të cilat mbulojnë çështje si përdorimi i tokës, siguria e materialeve të rrezikshme, dhe efektet në mjedis.

VNDNj-të identifikojnë dhe vlerësojnë ndikimet e mundshme të projektit mbi një varg të drejtash të njeriut të përcaktuara në nivel ndërkombëtar, përfshirë Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Konventat Themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ato identifikojnë gjithashtu ndikimet në lidhje me standarde të tjera që zbaton TAP-i. Ato përfshijnë kërkesat e performancës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), udhëzimet për shoqëritë multinacionale të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), parimet drejtuese të Kombeve të Bashkuara për biznesin dhe të drejtat e njeriut, dhe parimet vullnetare për sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

 

Politika e TAP-it për të Drejtat e Njeriut [PDF]

shkarko dokumentin (127.99 KB)