Skip to main content

Vështrim i shpejtë mbi TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës.

TAP-i as lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit që ka nisur në vitin 2016.​

Pasi të ndërtohet, TAP-i do të ofrojë rrugën e transportit më të drejtpërdrejtë, më logjike dhe më me efikasitet kostoje, duke hapur kështu Korridorin Jugor të Gazit, një sistem 4000 km i gjatë me vlera gazifikimi që shtrihet nga Deti Kaspik e deri në Evropë.

Ekspertizë e rangut botëror dhe standarde të larta

Aksionarët e TAP-it, ku bëjnë pjesë kompani energjetike madhore si SOCAR, Snam, BP, Fluxys, Enagás dhe Axpo, kanë një përvojë të padiskutueshme në realizimin e projekteve të ndërlikuara ndërkombëtare.

Këto kompani u përmbahen plotësimit të standardeve më të larta të mbrojtjes mjedisore, përgjegjësisë së korporatës dhe sigurisë. Për më tepër, TAP-i është në përputhje vullnetare me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe ato të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Projektimi i gazsjellësit është kryer në përputhje me standardet e pranuara kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë, dhe sipas praktikave më të mira të industrisë.

E gjithë kjo ekspertizë i mundëson TAP-it që ta dorëzojë projektin në kohën e duhur dhe sipas kërkesave të veçanta.

Për më tepër, projekti nuk varet nga subvencionet publike dhe do të sjellë përfitime të rëndësishme në vendet e tij pritëse.

Gjurma e tubacionit

TAP zgjodhi gjurmën e tubacionit me kujdes të madh për të siguruar mundësitë më të mira teknike dhe tregtare dhe për të shkaktuar ndikim sa më të vogël të mundshëm mjedisor dhe social.

Gazsjellësi TAP do të jetë me një gjatësi prej rreth 870 km. Pika më e lartë do të jetë 1820 metra mbi nivelin e detit, në malet shqiptare, ndërsa pika e tij më e thellë në pjesën detare do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Detin Adriatik. Për më shumë shih.

Kapaciteti i zgjerueshëm i gazsjellësit

Duke parashikuar nevojat e ardhshme në rritje, hartuesit e TAP-it kanë integruar një fleksibilitet në projektimin e gazsjellësit, në mënyrë që volume më të mëdha gazi të mund të transportohen në të ardhmen. Kapaciteti fillestar i TAP-it prej 10 miliard metra kub (bcm) gaz në vit, është i barabartë me konsumin vjetor energjetik të rreth 7 milion familjeve në Evropë. Në të ardhmen, shtimi i dy stacioneve të tjerë kompresorë mund të dyfishojë kapacitetin transportues të tij në më shumë se 20 bcm në vit. Por kjo do të realizohet pasi të jenë ndërtuar pika të tjera furnizimi me energji në rajonin e gjerë të Kaspikut.

Gazsjellësi do të ketë gjithashtu edhe të ashtuquajturën “rrjedhje e kundërt fizike”, që do të lejojë që gazi të drejtohet nga Italia për në Evropën Juglindore nëse furnizimet me energji në këtë rajon mungojnë, ose nëse nevojitet për t’u sjellë më shumë kapacitet gazi në të.

Ndërtim i Kujdesshëm

Në pjesën tokësore, tubacioni do të ndërtohet duke përdorur teknika të provuara dhe të besuara, si dhe duke u kujdesur që të minimizohen ndikimet e mundshme negative ndaj mjedisit gjatë ndërtimit.

Në pjesën detare, TAP-i do të përdorë distancën më të shkurtër të mundshme për kalimin e Detit Adriatik, duke iu përmbajtur kërkesave strikte të mbrojtjes së mjedisit, si dhe duke respektuar natyrën e veçantë të shtratit të detit lokal. Për më shumë lexoni.

Interkoneksioni me gazsjellës të tjerë

Përgjatë gjurmës së tij, TAP-i mund të lehtësojë lidhjet me një numër gazsjellësish që aktualisht ekzistojnë dhe që do të ndërtohen në të ardhmen duke mundësuar dhe siguruar që Korridori Jugor i Gazit të hapë sa më shumë tregje gazi që të jetë e mundur. Kjo do të mundësojë dërgimin e gazit Kaspik në destinacione në të gjithë Evropën Juglindore, Qëndrore dhe Perëndimore.