Skip to main content

Korridori Jugor i Gazit

Korridori Jugor i Gazit (SGC) është një term i përdorur nga Komisioni Evropian për të përshkruar projektet infrastrukturore të planifikuara me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe diversitetit të furnizimit me energji të BE-së duke transportuar gaz nga rajoni Kaspik për në Evropë. 

Sistem i ndërlikuar gazi me vlera

Korridori Jugor i Gazit është një nga sistemet e gazit me vlera më të ndërlikuar të zhvilluara ndonjëherë në botë. Gjatësia e tij është mbi 4000 km, ai përshkon shtatë vende duke përfshirë më shumë se një duzinë kompanish energjie. Korridori është i përbërë nga disa projekte të veçanta energjetike, që përfaqësojnë një investim të përgjithshëm prej rreth 40 miliardë USD:

Tregjet e energjisë që gazi Kaspik mund të arrijë përmes TAP-it

Për t’u siguruar që Korridori Jugor i Gazit do të përmbushë qëllimin e tij, thelbësore është që gazi Kaspik të mbërrijë në sa më shumë tregje dhe konsumatorë evropianë sa të jetë e mundur.

Projekti i TAP-it ofron mundësi të ndryshme lidhjeje me një numër gazsjellësish ekzistues dhe të planifikuar përgjatë gjurmës së tij. Kjo do të mundësonte furnizimin me gaz Kaspik të destinacioneve në të gjithë Evropën:

  • TAP do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror, të operuar nga Snam Rete Gas, për të ofruar një kapacitet të fuqishëm në pikën tregtare virtuale (PSV) italiane, prej së cilës mund të preken të gjitha pikat italiane të daljes për në destinacionet evropiane.
  • Austria dhe Evropa Qëndrore: gazi natyror i transportuar përmes TAP-it mund të arrijë në nyjën e Evropës Qëndrore të gazit në Baumgarten, Austri përmes gazsjellësit Gazi Trans Austriak (TAG), duke përdorur ndërrimet dhe rrjedhën e kundërt.
  • Gjermania dhe Franca përmes Zvicrës: sigurohet furnizimi me gaz duke përdorur rrjedhën e kundërt, përmes gazsjellësit Tranzitgaz.
  • Mbretëria e Bashkuar: operuesit e rrjetit Snam Rete Gas dhe Fluxys, kanë rënë dakord të zhvillojnë aftësi të rrjedhës së kundërt fizike midis Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke ndërlidhur tregjet e gazit të Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës, për të mundësuar kështu gazit Kaspik të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Bullgaria: TAP mund të ofrojë një burim të ri gazi, duke u lidhur me infrastrukturën gazsjellëse ekzistuese dhe atë të planifikuar, përfshirë rrjedhën e kundërt përmes një interkonektori me linjën Kula-Sidirokastro dhe/ose një lidhje të propozuar me gazsjellësin interkonektor midis Greqisë dhe Bullgarisë (IGB).
  • Evropa Juglindore: gazi Kaspik mund të rrjedhë në tregjet në rritje në Ballkan dhe në Evropën Juglindore që aktualisht varen nga një furnitor i vetëm gazi. TAP po bashkëpunon me zhvilluesit e Gazsjellësit të planifikuar Jonian Adriatik (IAP) për të diskutuar mundësitë e lidhjes me tregjet pa gaz në Kroacinë Jugore, Shqipëri, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë. 

Korridori Jugor i Gazit është një përbërës madhor i politikës energjetike të BE-së. Roli thelbësor i TAP-it për realizimin e këtij vizioni nuk do të ofrojë vetëm përfitime ekonomike me rëndësi, ai do të sigurojë gjithashtu që një nga burimet jetike energjetike të kontinentit, të mbetet e shfrytëzueshme për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.