Skip to main content

Partneritetet Strategjike

Sfida e ndërtimit të një gazsjellësi që përshkon një kontinent, nuk është një ndërmarrje e zakonshme. Ky ndërtim kërkon burime të qëndrueshme, ekspertizë teknike të përsosur, standardet më të larta të sigurisë dhe ruajtjes mjedisore, financim të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha, partneritete të fuqishme. 

Gjatë viteve të fundit, TAP ka krijuar me sukses një sërë partneritetesh strategjike më qeveri dhe kompani të ndryshme.

Bashkimi Evropian

Në nivel gjeo-politik, partneriteti strategjik i TAP-it me Bashkimin Evropian, mund të vërtetohet nëpërmjet mbështetjes së fuqishme nga organe të BE-së sikurse janë Komisioni dhe Parlamenti. TAP-i është përcaktuar si Projekt i Interesit të Përbashkët (PCI) dhe Komuniteti i Energjisë i Evropës e ka quajtur atë një Projekt me Interes për Komunitetin e Energjisë (PECI) për më shumë lexoni në Statusi i BE-së.

Qeveritë e vendeve pritëse

Në nivelin e qeverisë kombëtare, të tre vendet nëpër të cilat kalon gazsjellësi – Greqia, Shqipëria dhe Italia – në vitin 2013 kanë konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët kundrejt TAP-it me nënshkrimin e një Marrëveshjeje trepalëshe Ndërqeveritare (IGA) . Që prej nënshkrimit, IGA është ratifikuar nga parlamentet e të tre vendeve. 

Janë nënshkruar gjithashtu Marrëveshje individuale me Qeveritë Pritëse (HGA) sikurse janë ato me qeveritë e Shqipërisë dhe të Greqisë. Këto marrëveshje përcaktojnë kuadrin sipas të cilit do të realizohet TAP-i dhe se si do të operojë ai në secilin vend.

Në Shqipëri, ku TAP-i është përcaktuar si “projekt i rëndësisë kombëtare”, ai po mbështet gjithashtu qeverinë me hartimin e një plani për tregun e brendshëm të gazit.

Gazsjellësi Jonian Adriatik

Në Evropën Juglindore, që është një nga rajonet që do të përfitojë më shumë nga hapja e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është bërë pjesë e një sërë Memorandumesh Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi (MoUC) me zhvilluesit e Gazsjellësit të propozuar Jonian Adriatik (IAP).

Operatori i sistemit kroat të gazit Plinarco, kompania boshnjake e gazit BH-Gas, Geoplin Plinovodi e Kroacisë dhe Ministritë e Energjisë të Shqipërisë dhe Malit të Zi po punojnë me TAP-in për intekoneksionin dhe ravijëzimin e dy projekteve. IAP-i synon të sjellë gazin Kaspik në tregjet e pa-gazifikuara të Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë së Jugut dhe Bosnjë Hercegovinës. 

Mbështetje e mëtejshme për lidhjen TAP-IAP u arrit në maj të vitit 2013 kur qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi nënshkruan një MoU në mbështetje të dy gazsjellësve, si dhe nga një deklaratë mbështetëse nga Këshilli i Nismës Joniane Adriatike

Edhe në qershor të vitit 2013, ministritë e punëve të jashtme të gjashtë vendeve (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia dhe Mali i Zi) u takuan në Dubrovnik, Kroaci për të konfirmuar edhe një herë mbështetjen e nivelit të lartë politik të vendeve të tyre për TAP-in.

Interkonektori Greqi-Bullgari

Në Bullgari, zhvilluesit e Interkonektorit të planifikuar Greqi-Bullgari (IGB) në janar të vitit 2014 kanë nënshkruar një MoUC teknike me TAP-in. IGB-ja mund të realizonte rrjedhjen e gazit Kaspik në rrjetin bullgar të gazit dhe më pas më tej në Evropën Juglindore.

DESFA

Në Greqi, TAP bashkëpunon me operatorin e sistemit të transmetimit të gazit natyror DESFA.

Gazsjellësi Trans Anatolian

Në Turqi, pas nënshkrimit të një MoUC-je në nëntor 2012, TAP vazhdon të bashkëpunojë ngushtë lidhur me çështje teknike dhe tregtare me Gazsjellësin e propozuar Trans Anatolian (TANAP), i cili do të lidhet me TAP-in në kufi me Greqinë.

Snam Rete Gas

Në Itali, TAP mban takime të rregullta me Snam Rete Gas (SRG), operatorin e sistemit italian të transmetimit të gazit, lidhur me çështje teknike dhe tregtare. Zgjerimi i planifikuar i sistemit do të bëjë të mundur që gazi i Shah Deniz-it të transportohet më tej në Evropën Qëndrore dhe Perëndimore.