Skip to main content

Fakte të shpejta Rreth Gazit Natyror

Gazi natyror është rreth 50% më i pastër sesa karburantet e tjera fosile.

Krahasuar me emetimet mesatare nga termocentralet që punojnë me qymyr, ata me gaz natyror prodhojnë një e tretën e oksidit të nitrogjenit dhe 1% më pak oksid sulfuri.

Gazi natyror do të rrisë peshën e tij ndaj totalit të energjisë botërore me një rritje mesatare vjetore në 2% deri në vitin 2020.

Gazsjellësit e gazit natyror, në krahasim me ata të gazit të lëngshëm, kërkojnë më pak energji dhe emetojnë më pak gazra që krijojnë efektin serrë për distanca deri në 7,500 km.

Diversifikimi i rrugëve dhe burimeve të gazit për Evropën mund të sjellë çmime më konkurruese. Në krahasim me konkurrentët e tjerë të tregut, Evropa paguan një çmim më të lartë për gazin.

Gazi natyror ka një rol të rëndësishëm në dekarbonizimin e sistemit energjetik të Europës. Shtete, të tilla si Kanadaja kanë reduktuar me sukses emetimet e gazrave të efektit serrë, ndërsa e kanë rritur përdorimin e energjisë, përmes rritjes së sasive të gazit natyror.

Në dekadat e fundit, teknologjia e ndërtimit të gazsjellësve është përmirësuar ndjeshëm dhe gazsjellësit e rinj paraqesin rrezik shumë herë më të ulët për rrjedhjet sesa ata që janë ndërtuar më parë. Sistemet për identifikimin e rrjedhjeve gjithashtu janë përmirësuar ndjeshëm.

Në rastet kur mund të ndodh rrjedhje, ka shumë pak arsye për të besuar se do të jetë kancerogjene. Kërkimet e Shoqatës Amerikane të Kancerit tregojnë se normat e incidenteve të shkaktuara nga kanceri janë më të ulëta se mesatarja kombëtare në katër shtetet kryesore që prodhojnë naftë dhe gaz. 

Krahasuar me prodhimin e energjisë nga qymyri ose nafta, mund të thuhet se gazi natyror jo vetëm ul emetimet e gazrave që krijojnë efektin serrë, por përmirëson në mënyrë të ndjeshme cilësinë e ajrit, ul ndotjen e ajrit dhe pluhurit të dëmshëm, çka përkthehet në përfitime shumë më të mëdha për shëndetin e njeriut.