Skip to main content

Afatet e projektit TAP

Konceptimi, zhvillimi dhe realizimi i projekteve gazsjellëse ambicioze, si TAP-i përbëjnë një proces kompleks dhe të detajuar. Ky proces, ndër të tjera, përfshin një vizion frymëzues, vëmendje tejet të hollë për detajet, ekspertizë të rangut botëror, krijimin e partneriteteve të frytshme dhe këshillim të kujdesshëm me palët e interesit. 

Nuk ka dyshim që TAP-i tashmë ka bërë shumë progres. Por ama disa prej sfidave të tij më të mëdha nuk janë përballuar akoma. Ndërsa aktivitetet e ndërtimit të një prej projekteve infrastrukturore energjetike më të rëndësishme për Evropën gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, vazhdojnë, më poshtë po ju paraqesim shkurtimisht piketat e deri tanishme të projektit nga konceptimi deri në përfundimin e planifikuar.

Ju lutemi të vini re se afatet e TAP-it janë në harmoni të plotë me zhvillimet në vendfurnizim, që do të thotë se afatet e sakta kohore do të varen nga progresi i Fazës 2 të Shah Deniz-it