Skip to main content

Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit

Gazsjellësi Trans Adriatik AG (TAP) ofron këtë faqe interneti për informacionin, edukimin dhe kënaqësinë tuaj. Ju lutemi, lexjeoni me kujdes sikundër vijon, përpara se ta përdorni këtë faqe interneti. Hyrja dhe përdorimi i kësaj faqe interneti është subjekt i këtyre rregullave dhe kushteve. Nëse nuk bini dakord me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet të hyni dhe nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

TAP rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në formatin dhe informacionin në këtë faqe interneti, në çdo kohë dhe pa asnjë paralajmërim. Edhe pse TAP ka bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që informacioni i dhënë është i besueshëm, i saktë dhe i plotë në kohën e përfshirjes në këtë faqe, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për çfarëdo gabimi të paqëllimshëm dhe të rastit. Ju mbështeteni në këtë informacion rreptësisht vetëm me përgjegjësinë tuaj.

E drejta e autorit për faqet e internetit dhe të gjitha dokumentet e disponueshme këtu i  takojnë TAP. Ju jeni të lirë të shkarkoni informacion nga kjo faqe interneti për përdorimin tuaj personal, por ju nuk mund ta riprodhoni apo ribotoni atë, në asnjë formë pa pëlqimin tonë të shprehur.

Edhe lidhjet e ofruara në këtë faqe interneti janë në dispozicionin tuaj vetëm për lehtësi dhe informim. TAP nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose besueshmërinë e faqeve të tjera, për të cilat ne ofrojmë një lidhje dhe këto lidhje nuk tregojnë që TAP miraton ose aprovon pikëpamjet që janë shprehur në këto faqe të tjera interneti. Aksesi juaj në ndonjë nga faqet e palëve të treta të lidhura me faqen tonë është tërësisht në rrezikun/përgjegjësinë tuaj.

Për aq sa është e lejuar nga ligji, TAP, drejtorët, punonjësit, kontraktorët dhe agjentët, e tij nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë humbje apo dëm të çfarëdoshëm që rrjedh nga, ose në ndonjë mënyrë ka lidhje me, përdorimin e kësaj faqe interneti, ose ndonjë faqe interneti tjetër të lidhur me këtë faqen tonë zyrtare.

Ne nuk garantojmë që funksionimi i internetit do të jetë i pandërprerë, ose që serveri nuk do të ketë viruse kompjuterike. Ju pranoni se është përgjegjësia juaj që të zbatoni procedura të mjaftueshme dhe kontrolle virusesh për të përmbushur kërkesat tuaja të veçanta.

Juridiksioni

Përdorimi i faqes së internetit të TAP dhe ky njoftim rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve të Zvicrës.