Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Qeveria Shqiptare dhe TAP bien dakord mbi përmbajtjen e Marrëveshjes së Qeverisë Pritëse

18 janar 2013

Më 18 janar 2013, Ministria Shqiptare e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (Trans Adriatic Pipeline project (TAP)) filluan një Marrëveshje të Qeverisë Pritëse (MQP) duke siguruar kështu zyrtarisht përmbajtjen e MQP-së përpara se ajo të ratifikohet në muajt e ardhshëm.

Marrëveshja e Qeverisë Pritëse përcakton parametrat e angazhimit ndërmjet TAP dhe Qeverisë Shqiptare ndërsa projekti ecën përpara.

Ajo për ç’ka është rënë dakord në Marrëveshjen e Qeverisë pritëse përfshin zbatimin e:

  • Procesit të Lehtësimit dhe Blerjes së Tokës nga TAP
  • Procesit të Lejimit të TAP 
  • Standardeve Teknike dhe të Sigurisë
  • Standardeve Mjedisore, Sociale dhe Shëndetit e Sigurisë së Komunitetit

 
TAP synon ta zbatojë projektin në pajtim me Kërkesat e Performancës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Përkrah rënies dakord të përmbajtjes së MQP, TAP ka rënë dakord edhe që të ofrojë mbështetje teknike për zhvillimin e tregut vendor shqiptar të gazit.

TAP është një nga investimet e huaja të planifikuara më të mëdha në Shqipëri prej afërsisht 1 miliardë euro. Gjatë ndërtimit të tubacionit, TAP do të sjellë punësim në shumë fusha në vend, të tilla si në ndërtim, transportim e komunikim, prodhim dhe shërbime komunale, tregti, shërbime financiare dhe biznes. Do të kontribuojë gjithashtu edhe në zhvillimin e infrastrukturës në vend, si për shembull për rrugët.

TAP do të jetë kyç në zhvillimin e një tregu shqiptar të gazit pasi ofron infrastrukturën kritike e cila do të mundësojë Shqipërinë të lidhet me rrjetet rajonale të gazit. Përfitime të tjera të ekonomisë shqiptare dhe më të gjerësishme për shoqërinë do të dalin nga programi i Përgjegjësisë Sociale të Korporatës së TAP-it.
Kjetil Tungland, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: “Unë janë tejet i kënaqur që kemi rënë dakord mbi përmbajtjen e Marrëveshjes së Qeverisë Pritëse dhe doja të falënderoja Qeverinë Shqiptare për angazhimin e saj në shtytjen përpara të bashkëpunimit tonë të përbashkët, si dhe për mbështetjen e fortë që vazhdon të tregojë ndaj projektit TAP. Ky është një hap tjetër i madh drejt realizimit dhe zhvillimit të TAP, që do të kontribuojë në ecjen përpara të tregut shqiptar të gazit.”

TAP do të marrë gaz natyror nga zhvillimi gjigant në Shah Deniz II në Azerbajxhan, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, nëpër detin Adriatik në Italinë jugore, duke lejuar transportin e mëtejshëm në Evropën Perëndimore. Për më tepër, TAP do të përfshijë pika të daljes gjatë rrugës për të lejuar lidhjen me tregjet vendore dhe rajonale të gazit.

Projektuar për të zgjeruar kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 bcm në vit, TAP do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit, i cili do të përmirësojë sigurinë e energjisë së Evropës duke kontribuar në zgjerimin e furnizimit të gazit në rajon.

###

Rreth projektit TAP

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt i tubacionit të gazit natyror. Tubacioni planifikon të transportojë gaz nga rajoni Kaspik nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë përmes detit Adriatik në Italinë jugore dhe më tej në Evropën Perëndimore. Projekti synon të përmirësojë sigurinë e furnizimit si dhe zgjerimin e furnizimit me gaz për tregjet Evropiane. TAP do të hapë të ashtuquajturin Korridor Jugor të Gazit për në Evropë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik.

Aksionerët e TAP-it janë Axpo i Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5%) dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë (15%).

Projekti është hartuar të zgjerojë kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 bcm në vit. TAP ka planifikuar edhe rrjedhjen e kundërt fizike deri në 80 përqind dhe opsionin për të zhvilluar mjedise për të ruajtur gazin natyror në Shqipëri për të siguruar më tej sigurinë e furnizimit gjatë çdo ndërprerjeje operacionale të furnizimit me gaz.

Aktualisht, TAP po pret që të zgjidhet si zgjedhja e preferuar e transportimit të gazit nga Konsortiumi Shah Deniz në Azerbajxhan në vitin 2013. Pasi të jetë marrë vendimi përfundimtar për investimin e tubacionit dhe të jenë marrë të gjitha miratimet, TAP do të fillojë ndërtimin (pritet që kjo të ndodhë në vitin 2015).
Rruga e propozuar për TAP në Shqipëri

​Rruga e TAP në Shqipëri është identifikuar gjatë studimeve të rafinimit të rrugës së tubacionit gjatë 2009-2012. Në veçanti, një vëmendje e veçantë i është kushtuar shmangies së habitateve natyrore sensitive.
Pjesa e Shqipërisë ku do të shtrihet tubacionit TAP do të fillojë në Bilisht Qendër në rajonin e Korçës në kufirin Shqiptaro-Grek. Fundi i tubacionit për pjesën tokësore do të jetë në zonën bregdetare në veri të Fierit. Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 km i gjatë në tokë dhe 60 km në det në pjesën shqiptare të detit Adriatik.

TAP do të jetë një nga investimet e huaja më të mëdha të drejtpërdrejta në Shqipëri e do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së energjisë së vendit dhe në këtë mënyrë do të ofrojë rritje ekonomike duke krijuar punësim dhe zhvillim të aftësive vendore.

Për pyetjet nga media, ju lutemi kontaktoni:Media@tap-ag.com