Skip to main content

2016 Lajmet

 

TAP shpall fituesin e kontratës SCADA

TAP shpall fituesin e kontratës SCADA

16 dhjetor 2016

TAP ka përzgjedhur shoqërinë italiane Honeywell SRL për inxhinierinë, prokurimin dhe instalimin e sistemeve të telekomunikacionit dhe sigurisë SCADA (për mbikëqyrjen, kontrollin dhe përvetësimin e të dhënave).

TAP Prezanton Programin e Praktikave Profesionale në Shqipëri

TAP Prezanton Programin e Praktikave Profesionale në Shqipëri

27 tetor 2016

TAP ka prezantuar programin e praktikave profesionale për studentët e sapo diplomuar dhe të interesuar për të përfituar përvojë nga një prej projekteve më të rëndësishme energjetike në Evropë. Praktikat profesionale katër mujore do t’i mundësojë të përzgjedhurve njohjen me departamentet kryesore të projektit dhe të punojnë përkrah ekspertë ndërkombëtarë, ndërkohë që fillojnë e krijojnë një rrjet kontaktesh që do t’i ndihmojë në karrierën e tyre.

TAP Rinovon Urën e Çorovodë duke Ndihmuar Turizmin

TAP Rinovon Urën e Çorovodë duke Ndihmuar Turizmin

1 tetor 2016

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG përfundoi rehabilitimin e një ure me dy korsi në qytetin e Çorovodës, që do të përmirësojë infrastrukturën e transportit si dhe aksesin për në spitalin kryesor të qytetit. Kjo urë do të lehtësojë gjithashtu aksesin për në Kanionet e Osumit dhe pika të tjera turistike në këtë zonë të Shqipërisë. Ceremonia e inaugurimit u përmbyll me prerjen e shiritit të përurimit.

TAP Shënon Fillimin e Ndërtimit në Shqipëri

TAP Shënon Fillimin e Ndërtimit në Shqipëri

30 shtator 2016

Kjo ngjarje u shënua nga një ceremoni në afërsi të qytetit të Fierit, ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw. Kryeministri Rama dhe Ministri i Energjisë Gjiknuri theksuan rëndësinë e projektit për Shqipërinë si një nga investimet më të mëdha të huaja në vend që do të ketë një ndikim pozitiv në sektorin energjetik të vendit dhe do të ndihmojë në stimulimin e investimeve të tjera të huaja në vend.

TAP Punëson Ulrike Andres, ish Drejtoren Ekzekutive të Gazsjellësit Trans-Alpin si Drejtore për Tregtinë dhe Punët me Jashtë

TAP Punëson Ulrike Andres, ish Drejtoren Ekzekutive të Gazsjellësit Trans-Alpin si Drejtore për Tregtinë dhe Punët me Jashtë

20 shtator 2016

Ulrike ka mbajtur një sërë pozicionesh drejtuese të nivelit të lartë në industrinë e gazit dhe naftës dhe i bashkohet TAP-it nga Grupi i Gazsjellësit Transalpin, shoqëria më e madhe e tubacioneve në Evropë që transporton naftë bruto nga Trieste drejt tetë rafinerive në Evropën Qendrore, ku ajo ishte Presidente dhe Drejtore Ekzekutive për më shumë se pesë vite.

TAP Përshëndet Nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik

TAP Përshëndet Nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik

29 gusht 2016

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përshëndeti sot nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) nga ana e Ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. "TAP-i mbetet i angazhuar të lehtësojë lidhjet me infrastrukturën kyçe të gazit në rajon, përfshirë Gazsjellësin Jonian Adriatik dhe Interkonektorin Greqi-Bullgari (IGB).” tha Drejtori Menaxhues i TAP, Ian Bradshaw.

TAP Lidh Kontratën për Kabullin me Fibër Optike

TAP Lidh Kontratën për Kabullin me Fibër Optike

21 qershor 2016

TAP ka përzgjedhur Himachal Futuristic Communications Ltd. (HFCL) për furnizimin dhe dorëzimin e rreth 1.550 km kabull me fibër optike. Ky kabull do të lehtësojë komunikimin e dyanshëm të qendrës mbikëqyrëse të kontrollit me tubacionin dhe asetet e lidhura me të, si stacionet e kompresorëve dhe stacionet e valvulave të bllokimit.

Ministria Greke e Mjedisit dhe Çështjeve Energjetike Jep Lejen e Instalimit për TAP-in

Ministria Greke e Mjedisit dhe Çështjeve Energjetike Jep Lejen e Instalimit për TAP-in

8 qershor 2016

Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë ka bërë publike se i ka dhënë TAP-it Lejen e Instalimit për Greqinë. Së bashku me Aktin e Instalimit të siguruar në Janar 2016, Leja e Instalimit hap rrugën për fillimin e veprimtarive ndërtimore në Greqi në përputhje me programin e projektit.

Mbërrijnë në Selanik dhe Kavalë tubat e parë të linjës së TAP-it

Mbërrijnë në Selanik dhe Kavalë tubat e parë të linjës së TAP-it

24 maj 2016

Dërgesat e para të tubave dhe bërrylave prej çeliku, që do të përdoren për të ndërtimin e seksionit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Greqi, kanë mbërritur në portet e Selanikut dhe të Kavalës.

Gazsjellësi Trans Adriatik organizon Ceremoninë e Fillimit të Ndërtimit

Gazsjellësi Trans Adriatik organizon Ceremoninë e Fillimit të Ndërtimit

17 maj 2016

Gazsjellësi me gjatësi 878 km do të transportojë gaz drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane. Nën kujdesin e Alexis Tsipras, Kryeministër i Republikës së Greqisë, Gazsjellësi Trans Adriatik shënoi fillimin e ndërtimit të projektit të gazsjellësit.

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Solidaritetit (Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës) dhe ΤΑΡ

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Solidaritetit (Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës) dhe ΤΑΡ

9 maj 2016

Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës nënshkruan me Trans Adriatic Pipeline (TAP) Memorandumin e Mirëkuptimit më 5 maj 2016 .

TAP Lidh Kontratën për Stacionet e Kompresorëve me Ndërmarrjen e Përbashkët Italiano-Greke

TAP Lidh Kontratën për Stacionet e Kompresorëve me Ndërmarrjen e Përbashkët Italiano-Greke

4 maj 2016

TAP ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të stacioneve të kompresorëve të projektit. Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit Greko-Turk. Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bilisht.

TAP Certifikohet si Operator Transmetimi i Pavarur (ITO)

TAP Certifikohet si Operator Transmetimi i Pavarur (ITO)

29 prill 2016

Autoritetet kombëtare rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (AEEGSI) kanë certifikuar Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) bazuar në modelin e operatorit të transmetimit të pavarur (ITO), pjesë e Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian.

Mbërrijnë në Shqipëri Tubat e Parë të TAP

Mbërrijnë në Shqipëri Tubat e Parë të TAP

18 prill 2016

TAP njoftoi mbërritjen e tubave prej çeliku dhe makinerive të para për ndërtimin e pjesës shqiptare të gazsjellësit. Me këtë rast u organizuar një ceremoni në shesh magazinimin kryesor të TAP-it, në afërsi të qytetit të Durrësit. Në ceremoni morrën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, përfaqësues të autoriteteve vendore, kontraktorët e TAP-it, kompani shqiptare dhe palë të tjera interesi.

TAP Lidh Kontratën për Paketën e Tubave të Linjës në Seksionin Detar me Salzgitter Mannesmann International

TAP Lidh Kontratën për Paketën e Tubave të Linjës në Seksionin Detar me Salzgitter Mannesmann International

15 prill 2016

TAP ka lidhur një kontratë me Salzgitter Mannesmann International GmbH për furnizimin e rreth 110 km tuba linje me diametër prej 36 inç që do të përdoren në seksionin detar prej 105 km të projektit përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë së jugut. Përveç tubave të linjës me Saldim Nënujor Gjatësor me Hark Elektrik (SAËL), kontrata përfshin edhe furnizimin me fashaturat lidhëse, veshjen dhe anodat që do të përdoren në seksionin detar të projektit.

TAP Lidh Kontratën për Ndërtimin e Seksionit Detar me Saipem SpA

TAP Lidh Kontratën për Ndërtimin e Seksionit Detar me Saipem SpA

14 prill 2016

TAP ka lidhur me Saipem SpA kontratën për Inxhinierinë, Prokurimin, Ndërtimin dhe Instalimin (EPCI) të seksionit detar të projektit. Tubacioni me diametër prej 36 inç i TAP-it që kalon përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë së jugut, do të jetë rreth 105 km i gjatë, dhe pika më e thellë do të jetë në rreth 820 m nën nivelin e detit.

TAP Lidh Kontratat e Ndërtimit për Seksionet Tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri dhe Greqi

TAP Lidh Kontratat e Ndërtimit për Seksionet Tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri dhe Greqi

4 mars 2016

TAP ka lidhur kontratat e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit (EPC) për tubacionin në pjesën tokësore me gjatësi prej rreth 760 km dhe diametër prej 48 inç (1,2 m) për seksionet e Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërtimi i TAP-it është i ndarë në pesë lote (ose seksione), tre prej tyre në Greqi dhe dy në Shqipëri.

Komisioni Evropian Miraton Autorizimin e Ndihmës Shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Greqisë dhe TAP-it

Komisioni Evropian Miraton Autorizimin e Ndihmës Shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Greqisë dhe TAP-it

3 mars 2016

TAP mori sot konfirmimin që Komisioni Evropian ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse, rënë dakord midis Republikës së Greqisë dhe TAP-it. Vendimi konfirmon që HGA-ja është në përputhje me rregullat e tregjeve të brendshme të Bashkimit Evropian dhe përforcon më tej kuadrin ligjor nëpërmjet të cilit projekti TAP do të realizohet dhe do të veprojë në territorin grek.

TAP Shpall Thirrjen për Pjesëmarrje në Tenderin e  Sistemit SCADA dhe Kabullit me Fibër Optike

TAP Shpall Thirrjen për Pjesëmarrje në Tenderin e Sistemit SCADA dhe Kabullit me Fibër Optike

29 janar 2016

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka bërë publike dy ftesa të reja për pjesëmarrje në tender (ITT).

Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë lëshon Aktin e Instalimit për TAP

Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë lëshon Aktin e Instalimit për TAP

13 janar 2016

Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë bëri sot me dije se i ka dhënë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Aktin e tij të Instalimit për Greqinë. Dokumenti është një leje thelbësore që hap rrugën për fillimin e zbatimit të projektit nga ana e TAP-it në Greqi, në mes të vitit 2016.