Skip to main content

2017 Lajmet

 

Zyrtarë të Zvicrës Vizitojnë Kantierin e Ndërtimit të TAP në Berat

Zyrtarë të Zvicrës Vizitojnë Kantierin e Ndërtimit të TAP në Berat

13 shtator 2017

Drejtori i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit në Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Ekonominë (SECO) bashkë me Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri vizituan kantierin e ndërtimit të TAP pranë Beratit.

TAP u Dorëzon Autoriteteve Shqiptare Fikës Zjarri Shpine dhe Uniforma Zjarrduruese për të Luftuar Zjarret

TAP u Dorëzon Autoriteteve Shqiptare Fikës Zjarri Shpine dhe Uniforma Zjarrduruese për të Luftuar Zjarret

30 gusht 2017

TAP i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare 600 fikës zjarri shpine dhe 100 uniforma zjarrduruese. Kjo është pjesë e ndihmës ofruar nga TAP për të përballuar situatën e emergjencës me zjarret në të gjithë vendin.

TAP në Shqipëri nis fushatë ndërgjegjësimi për aksidentet rrugore

TAP në Shqipëri nis fushatë ndërgjegjësimi për aksidentet rrugore

3 gusht 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur në radio një fushatë ndërgjegjësimi përmes së cilës i kërkon drejtuesve të makinave që të jenë më të kujdesshëm.

TAP mbështet Festivalin Multikulturor të Beratit

TAP mbështet Festivalin Multikulturor të Beratit

2 gusht 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) mbështeti Festivalin Multikulturor të Beratit 2017, i cili u organizua në qytetin e “Një mbi një dritareve” nga data 20 deri më 23 korrik.

TAP Emëron Drejtoren e Re për Vendin në Greqi

TAP Emëron Drejtoren e Re për Vendin në Greqi

26 korrik 2017

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG njoftoi emërimin e Katerina Papalexandri në pozicionin e Drejtorit të TAP për Greqinë duke nisur që prej datës 1 shtator 2017. Katerina do të zëvendësojë Drejtorin aktual, Rikard Scoufias.

Fillon Raundi i Dytë i Praktikave Profesionale në TAP

Fillon Raundi i Dytë i Praktikave Profesionale në TAP

6 korrik 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përzgjodhi shtatë studentë në raundin e dytë të programit të praktikave profesionale në Shqipëri.

TAP fillon Procesin e Daljes nga Toka dhe Dorëzimin e Tokës te Pronarët

TAP fillon Procesin e Daljes nga Toka dhe Dorëzimin e Tokës te Pronarët

30 qershor 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, ka nisur zyrtarisht, në muaji qershor, procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës së marrë në përdorim për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit. Për të shënuar nisjen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm, me 29 qershor u organizua në Fier një ceremoni me pjesëmarrjen e disa prej pronarëve të tokës.

TAP nën Drejtimin e një Ekipi të Ri Luca Schieppati emërohet Drejtor i Ri i Përgjithshëm dhe Walter Peeraer merr Postin e Presidentit të TAP AG

TAP nën Drejtimin e një Ekipi të Ri Luca Schieppati emërohet Drejtor i Ri i Përgjithshëm dhe Walter Peeraer merr Postin e Presidentit të TAP AG

27 qershor 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi sot emërimin e Luca Schieppati në postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe emërimin e Walter Peeraer si President të shoqërisë. Të dy drejtuesit e rinj do të nisin punën më datë 27 qershor 2017. Luca Schieppati do të zëvendësojë Drejtori e Përgjithshëm aktual, Ian Bradshaw.

Përfundon Transporti Detar i Tubave të TAP në Shqipëri

Përfundon Transporti Detar i Tubave të TAP në Shqipëri

20 qershor 2017

Me datë 16 qershor u shkarkua në Portin e Durrësit sasia e fundit e tubave që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri. Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton janë dërguar në Durrës që nga prilli 2016. Dërgesa e fundit e tubave në Shqipëri shënon një tjetër moment të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit të tubacionit.

Ballkonet Panoramike për të Shijuar në Siguri Pamjen e Kanionit të Osumit nga Sipër

Ballkonet Panoramike për të Shijuar në Siguri Pamjen e Kanionit të Osumit nga Sipër

6 qershor 2017

Në 1 qershor, u organizuar në Çorovodë ceremonia e përurimit të dy Strukturave Panoramike mbi Kanionin e Osumit, një investim i përbashkët i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

TAP Një Vit nga Fillimi i Ndërtimit

TAP Një Vit nga Fillimi i Ndërtimit

16 maj 2017

Shënohet përvjetori i parë i fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), një nga projektet më të mëdha dhe strategjike të infrastrukturës energjetike (gaz natyror) në Evropë. Veprimtaritë në secilin nga tre vendet pritëse po zbatohen brenda afateve dhe brenda buxhetit. Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.

TAP Zbulon Rrënojat e një Vendbanim të Hershëm në Afërsi të Korçës

TAP Zbulon Rrënojat e një Vendbanim të Hershëm në Afërsi të Korçës

10 maj 2017

Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë).

Ambasadorët Vizitojnë Kantierin e TAP-it në Shqipëri

Ambasadorët Vizitojnë Kantierin e TAP-it në Shqipëri

7 mars 2017

Pesë muaj pas fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri, njëmbëdhjetë Ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të vendosur në Shqipëri vizituan më 7 mars punimet që po kryhen në zonën e Urës Vajgurore, në Qarkun e Beratit. Përfaqësues të TAP-it paraqitën një panoramë të ecurisë së deritanishme dhe punimeve që pritet në zhvillohen gjatë vitit 2017.

TAP Përfundon Fazën e Parë e Përmirësimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

TAP Përfundon Fazën e Parë e Përmirësimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

12 janar 2017

Në fund të vitit 2016 Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përfundoi fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përmirësimin e rreth 58 km rrugë ndihmëse, ndërtimin e dy urave të reja dhe përmirësimin e strukturës së 40 urave të tjera.