Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP mbështet Festivalin Multikulturor të Beratit

02 gusht 2017

Berat, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) mbështeti Festivalin Multikulturor të Beratit 2017, i cili u organizua në qytetin e “Një mbi një dritareve” nga data 20 deri më 23 korrik. Qëllimi i këtij festivali ishte promovimi i vlerave historike dhe kulturore të Beratit, si një ndër qytetet më të lashta të Europës dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

TAP ndau të njëjtin vizion me organizatorët e festivalit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe për të nxitur turizmin, sidomos në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Artistë nga shumë vende të botës u mblodhën për të promovuar Beratin, Antipatrean e vjetër, nëpërmjet artit. Gjatë tri ditëve të edicionit të katërt të Festivalit Multikulturor të Beratit, u zhvilluan një sërë aktivitetesh, ku të pranishmit ndoqën performanca muzikore, arte pamore, referenca historike përmes së cilave u mësua edhe për trashëgiminë e rrallë kulturore të Beratit.

TAP shfaqi me anë të një videoje zbulimet arkeologjike që ekipi i Trashëgimisë Kulturore ka bërë gjatë punimeve pranë Beratit. Në pranverë të këtij viti, TAP zbuloi në Uznovë mbi 70 varre të periudhës së Antikitetit të Vonë (shek. IV-VI të e.s.) dhe Mesjetës (shek. IX-XI të e.s.). Procedurat parandaluese dhe dokumentimi i këtyre gjetjeve arkeologjike në zonën e Beratit u krye në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik u ndoqën me korrektësi.

Ky Festival u organizua nga “Njerëz dhe Ide”, “ARTPLUS”, Bashkia e Beratit, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës.

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP), në kufirin turko-grek në Kipoi, do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të përmirësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Austri.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh investimesh të huaja direkte dhe nuk varet nga grante, apo subvencione. Pas fillimit të tregtimit të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, synuar të nisë në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Aksionarë të TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga media:
agim.fjolla@tap-ag.com 

Më shumë rreth TAP:
www.tap-ag.al | Twitter | Facebook