Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP-i Lidh Kontratën për Programin Kompjuterik, Përgatitet Fillimi i Fazës Operacionale

02 nëntor 2017

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përzgjedhur PSI Software AG si ofrues të Programit Kompjuterik për Shpërndarjen Tregtare (CDS). PSI Software do t’i mundësojë TAP-it kryerjen e shpërndarjes tregtare gjatë transportit të gazit natyror.

CDS ndihmon disa procese të aktivitetit të TAP-it të cilat përfshijnë administrimin e kontratave të transportit, propozimet, përshtatjen dhe balancimet e pozicioneve, shpërndarjen e dërgesave dhe siguron komunikimin e përshtatshëm ndërmjet TAP-it, transportuesve të tij dhe Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (OST). CDS është gjithashtu pjesë e kontratës së TAP-it për Kontrollin Mbikëqyrës dhe Mbledhjen e të Dhënave (SCADA) telekomunikacionin dhe sistemet e sigurisë, lidhur në dhjetor të vitit 2016 me Honeywell.

Ulrike Andres, Drejtore për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në TAP, tha: “Ndërkohë që ndërtimi i tubacionit po përparon çdo ditë, paralelisht ne po sigurohemi që gazsjellësi të jetë gati për operim që nga dita e parë që Shah Deniz II fillon furnizimin me gaz për tregjet evropiane. Lidhja e kontratës për programin kompjuterik të shpërndarjes tregtare është një arritje e rëndësishme për TAP-in. Ne mirëpresim punën e përbashkët me PSI për aktivitetet tona të ardhshme. TAP-i është projektuar për të ofruar shërbimet më të mira dhe fleksibilitet për klientët e tij, ndërkohë që kontribuon në sigurinë e furnizimit dhe diversifikimin e tregjeve evropiane.”

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Rreth PSI

Bazuar në programet e veta kompjuterike, Grupi PSI zhvillon dhe integron zgjidhje të plota për menaxhimin e energjisë (energji elektrike, naftë dhe gaz, tregti energjie), menaxhimin e prodhimit (miniera, metale, industri makinash, inxhinieri mekanike, logjistikë) dhe menaxhim infrastrukture për transport dhe siguri.  Në vitin 2016, Grupi arriti të ardhura prej 176,9 milion Euro. PSI u themelua në vitin 1969 dhe  ka 1’650 punonjës në të gjithë botën. www.psi.de

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | Twitter | Facebook | Instagram