Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Rikonstrukton Shkollën “7 Dëshmorët” në Strumë të Roskovecit

20 nëntor 2017

Më datë 17 nëntor 2017 u organizua ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të shkollës së fshatit Strumë në Roskovec. Rikonstruksioni i shkollës “7 Dëshmorët”, me vlerë  567,000 euro, është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP. Punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë të godinës, pajisjen e klasave me mjetet e nevojshme për zhvillimin e mësimit dhe sistemimin e oborrit të shkollës.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin: Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri, zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Shpati Kolgega, Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, znj. Majlinda Bufi, Presidenti i TAP, z. Walter Peeraer, Drejtori i Përgjithshëm i TAP, z. Luca Shieppati, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në TAP, znj. Ulrike Andres, mësues dhe nxënës të kësaj shkolle.

 

Të pranishmit vizituan ambientet e rikonstrutuara dhe u njohën nga drejtoresha e shkollës për gjendjen e rëndë të shkollës para investimit të TAP. Ata vizituan ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, ku panë nga afër kushtet e përmirësuara.

Drejtori i Përgjithshëm i TAP, Luca Shieppati, në fjalën e tij gjatë përurimit të shkollës, përmendi rëndësinë që ka arsimi për TAP, në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë: “Të gjitha këto investime nga ana e TAP kanë përmirësuar funksionalitetin e godinës së shkollës. Jam shumë i lumtur që kemi krijuar kushtet optimale që të rritet numri i nxënësve të kësaj shkolle.”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, vlerësoi investimet sociale dhe mjedisore të TAP: “Dua të falënderoj Gazsjellësin Trans Adriatik për bashkëpunimin, investimet, si edhe për projektet e përbashkëta që po zhvillojmë në fushat e tjera, si gazifikimi i vendit.”

Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi: “Kjo shkollë dhe shumë vepra të tjera infrastrukturore përgjatë gjurmës ku kalon gazsjellësi janë rezultat i bashkëpunimit të Qeverisë me TAP. Është kënaqësi për ne që të shikojmë rezultatet e këtij ndryshimi, por patjetër që ne duam të bëjmë akoma më shumë.”

Rreth 290 nxënës të shkollës “7 Dëshmorët” zhvillojnë mësim në kushte shumë të mira dhe me masa sigurie shumë më të larta. TAP dhe aksionarët e TAP janë të lumtur që falë këtij investimi është realizuar rikonstruksioni i plotë i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës. Janë rikonstruktuar rreth 2,000 m2 sipërfaqe të brendshme dhe është bërë mobilimi i klasave. Nxënësit tashmë kanë edhe një oborr prej 2,900 m2 që është transformuar në një park të madh rekreativ, duke përfshirë lulishte dhe kënde sportive.

TAP, duke synuar krijimin e një standardi të ri, për sa i përket sigurisë, e ka pajisur edhe shkollën e Strumës me sistem alarmi për zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.

Punimet për rindërtimin total të shkollës janë kryer nga dy kompani shqiptare. Abkons kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet e rikonstruksionit të shkollës dhe B-93 realizoi punimet. Afërsisht 120 punëtorë kanë punuar për ta transformua këtë shkollë.

Shkolla “7 Dëshmorët” është e dyta që është rikonstruktuar totalisht gjatë vitit 2017, si pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP. Në tetor të këtij viti u bë përurimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit ndërkohë që punimet për shkollën “Fuad Babani” në Bilisht janë drejt përfundimit. Në vitin 2015, TAP rikonstruktoi ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman.

Lista e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

Investime Sociale dhe Mjedisore,

të Përfunduara

  • Rikonstruksioni i mjediseve të shkollësAndon Profka” në Seman të Fierit (qershor 2015)
  • Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (tetor 2016)
  • Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016)
  • Faza e parë e programit të praktikave profesionale për studentët (dhjetor 2016)
  • Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (shkurt 2017)
  • Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (qershor 2017)
  • Rikonstruksioni i plotë i shkollësThanas Ikonomi” në Fier (qershor 2017)
  • Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (gusht 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës7 Dëshmorët”, në Strumë, Roskovec (shtator 2017)
  • Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (tetor 2017)

Investime Sociale dhe Mjedisore,

në Zhvillim e Sipër

  • Rikonstruksioni i plotë i shkollësFuad Babani” në Bilisht
  • Faza e dytë e programit të praktikave profesionale për studentët
  • Rikonstruksioni i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier
  • Ndërtimi i muzeut të Gjon Milit, Korçë

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com  

Më shumë rreth TAP: Facebook | Instagram | Twitter