Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP përmirëson një tjetër segment rrugor në Fier

25 nëntor 2017

Fier, Shqipëri. Në nëntor 2017, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përfunduar asfaltimin e segmentit rrugor që lidh Sektor-Seman me fshatrat përreth dhe qytetin e Fierit. Rruga e rikonstruktuar, me gjatësi 4.2 km, do t’i shërbejë mbi 3’000 banorëve të kësaj zone dhe është pjesë e investimeve të TAP për të përmirësuar rreth 175 km rrugë ndihmëse për nevojat e projektin në Shqipëri.

 

Ashtu si edhe ishte parashikuar, sapo përfundoi përdorimi i kësaj rruge nga ana e makinerive të gazsjellësit TAP, filluan punimet për sistemimin e saj. Edhe pse detyrimi i TAP ishte vetëm për kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme, ky aks rrugor u rikonstruktua tërësisht duke i ofruar banorëve të kësaj zone një rrugë me kushte disa herë më të mira. Për ta përfunduar rrugën brenda afateve kohore të parashikuara ka ndihmuar edhe mbështetja e komunitetit të këtyre fshatrave dhe e Bashkisë Fier.

Rruga e Sektor-Seman nuk është investimi i vetëm i TAP për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. Janë mbi 26 kilometra te tjera rrugë që janë rehabilituar nga të cilat 11 kilometra janë asfaltuar falë edhe bashkëpunimit dhe investime të përbashkëta të TAP me Bashkinë e Fierit.

Bashkëpunimi i TAP me Bashkinë Fier dhe komunitet do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe sociale.

Në fund të vitit 2016, TAP përfundoi fazën e parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri. Gjatë kësaj faze u rehabilituan afërsisht 58 km rrugëve,u ndërtuan dy ura të reja dhe u përmirësuan 40 urave ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë e përmirësimit të infrastrukturës rreth 78% e punimeve kanë përfunduar.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com  

Më shumë rreth TAP:  Twitter | Facebook | Instagram