Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Publikon Kodin E Rrjetit dhe nis Regjistrimin e Transportuesëve

10 gusht 2020

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka publikuar kodin e tij të rrjetit, të miratuar nga autoritetet kombëtare rregullatore të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Kodi i rrjetit i TAP-it është vendosur pas një konsultimi publik që ka nisur në gusht të vitit 2018 dhe përcakton normat që rregullojnë shërbimet që TAP-i iu ofron klientëve, duke përfshirë regjistrimin e transportuesëve, suporti i kreditit, produktet e kapacitetit të ofruar, prenotimin e kapacitetit, balancimin, kostot e përdorimit, etj. 

TAP-i do të ofrojë kapacitet transporti në përputhje me Kodin e tij të Rrjetit, nëpërmjet platformës së prenotimit PRISMA. Regjistrimi i transportuesëve fillon në 10 gusht 2020. Në faqen e TAP-it https://www.tap-ag.al/gazsjellesi/transportuesit gjeni informacione të mëtejshme, të nevojshme për plotësimin e procedurave të regjistrimit.

“Dua t’iu shpreh falënderimet e mia autoriteteve kombëtare rregullatore të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, me të cilat do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe gjatë fazës së aktivitetit komercial”, u shpreh Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP-it. “Me transportimin e sasive të reja të gazit nëpërmjet një linje të re, TAP-i do të nxisë zhvillimin e tregut dhe do të përmirësojë ndërlidhjen e infrastrukturave në Evropën Jug-perëndimore. Kjo nga ana tjetër do të lehtësojë aksesin ndaj gazit të një rajoni të gjerë, ku tregje të ndryshme ose varen nga një burim i vetëm, ose nuk kanë fare akses ndaj gazit.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi se: “Teksa ndërtimi i gazsjellësit po i afrohet fundit, ne përgatitemi për fillimin e fazës komerciale. Miratimi dhe publikimi i Kodit të Rrjetit të TAP-it dhe nisja e procesit të regjistrimit të transportuesëve janë faza kyçe për fillimin e aktivitetit komercial, të parashikuar për segmentin e fundit të Korridorit Jugor të Gazit. Dëshirojmë t’iu ofrojmë transportuesëve tanë një shërbim të besueshëm dhe afatgjatë.”  

TAP po planifikon të organizojë një seancë me pyetje-përgjigje për palët e interesuara në gjysmën e parë të shtatorit. Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutem kontaktoni: commercial@tap-ag.com

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Kontakt për Media: gentian.minga@tap-ag.com    

 

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube