Skip to main content

Kthehu pas

Ftesë pjesemarrje në rrjetin e kompanive të interesuara

14 tetor 2014

 

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) mbajti një konferencë me rrjetin e kompanive në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatën e ndërtuesve të Shqipërisë. Kjo konferencë u zhvillua më datë 14 Tetor 2014, nga ora 09:00 deri në 13:00, në Hotel Rogner në Tiranë.

Aktiviteti kishte për qëllim të mblidhte së bashku kontraktues dhe nën-kontraktues kryesorë të interesuar për tu njohur me mundësitë që paraqiten nga kontrata e TAP-it për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri (vizitoni: http://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:126975-2014:TEXT:EN:HTML).

Përqendrimi i konferencës ishte mbi një gamë të gjerë të aktiviteteve nënkontraktuese të bazuara në kontratën e sipër përmendur. Këto përfshinin p.sh. aktivitetet ndërtimore, furnizimin e materialeve, aftësitë menaxhuese, etj. Kjo iniciativë mund ti ofrojë kompanisë tuaj një platformë promovimin e punës së saj, një rrjet lidhës dhe diskutimin e drejtpërdrejtë për t’u bërë një kontraktues.

Ju lutemi të keni parasysh që pjesëmarrja në këtë veprimtari nuk garantonte që kompania juaj do të siguronte punë nga kompania TAP ose nga ndonjë kontraktues i tij. Kjo veprimtari u përdor thjesht si një mjet për të sjellë së bashku partnerët e mundshëm të biznesit.