Skip to main content

2016 Histori mbi TAP-in

Çdo ditë TAP-i dhe kontraktorët e tij përfshihen nga qindra komunitete vendore përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga raportet për punën në terren dhe t’ju themi diçka për përballjet tona me njerëzit që takojmë. 

 

TAP, praktikat më të mira për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

TAP, praktikat më të mira për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

16 dhjetor 2016

TAP tregoi mbi ekspertizën dhe standardet që ndjek në fushën e trashëgimisë kulturore gjatë një tryeze pune organizuar me 14 dhjetor 2016 nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Univeristeti i Tiranës.

Qeveria Franceze i Dorëzon TAP Medalionin e Mirënjohjes për Kontributin në Ekonomi

Qeveria Franceze i Dorëzon TAP Medalionin e Mirënjohjes për Kontributin në Ekonomi

14 dhjetor 2016

Medalioni i Mirënjohjes iu dorëzuar menaxherit të TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgos.

4’900 tuba të gazsjellësit TAP do të transportohen drejt Korçës

4’900 tuba të gazsjellësit TAP do të transportohen drejt Korçës

7 dhjetor 2016

Po parapërgatitet nisja e punimeve në vitin 2017 për ndërtimin e segmentit lindor të gazsjellësit i cili është afërsisht 86.5 km

TAP Ndihmon në Promovimin e Standardeve të Sigurisë në Shqipëri

TAP Ndihmon në Promovimin e Standardeve të Sigurisë në Shqipëri

22 nëntor 2016

TAP është një nga aktorët dhe promovuesit më të rëndësishëm të standardeve të sigurisë në Shqipëri, dhe në këtë kuadër ka marrë pjesë aktive në Tryezën e Tretë të Punës për Sigurinë e Tubacioneve të Gazit, organizuar në Tiranë më 18 nëntor 2016.

TAP Nis Punimet për Kalimin e Lumit Seman duke Përdorur Teknologjinë më të Fundit

TAP Nis Punimet për Kalimin e Lumit Seman duke Përdorur Teknologjinë më të Fundit

9 nëntor 2016

TAP) filloi në Fier punimet komplekse për të realizuar kalimin e tubacionit në një territor me gjatësi afërsisht 1.1 km në të cilën ndodhet lumi Seman, një hekurudhë si edhe një rrugë.

TAP Përmbyll Punimet për Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Qarkun e Korçës

TAP Përmbyll Punimet për Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Qarkun e Korçës

8 nëntor 2016

Trans Adriatik Pipeline ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në zonat më të izoluara të qarkut të Korçës.

TAP dhe Kontraktorët e Projektit nënshkruajnë Kartën e Sh.S.M.

TAP dhe Kontraktorët e Projektit nënshkruajnë Kartën e Sh.S.M.

12 tetor 2016

TAP së bashku me gjashtë kontraktorët e tij për inxhinierinë, prokurimin dhe ndërtimin (I.P.N.) ritheksuan përkushtimin ndaj shëndetit, sigurisë teknike dhe mjedisit (Sh.S.M.) duke hartuar dhe nënshkruar së bashku Kartën e ShSM gjatë forumit të parë ekzekutiv të TAP për ShSM-në, organizuar në Tiranë.

Punojmë me Kujdes për Mjedisin përgjatë Gjurmës së TAP-it

Punojmë me Kujdes për Mjedisin përgjatë Gjurmës së TAP-it

4 tetor 2016

4 tetori shënon “Ditën Botërore të Kafshëve”, një datë e përvitshme dhe një nisëm që synon të ndërgjegjësojë publikun në lidhje me mirëqenien e kafshëve në të gjithë botën. Si rrjedhojë, ne e përdorëm këtë mundësi për të vlerësuar përpjekjet mjedisore dhe angazhimet e TAP-it, si dhe për të raportuar në lidhje me veprimet e fundit për identifikimin, lehtësimin dhe mbrojtjen e specieve të rëndësishme, habitateve të tyre dhe ekosistemeve përgjatë gjurmës së TAP-it.

TAP rehabiliton Urën e Fierit pa e Ndërprerë Trafikun

TAP rehabiliton Urën e Fierit pa e Ndërprerë Trafikun

16 shtator 2016

TAP rehabilitoi një urë aksesi duke përdorur për herë të parë në Shqipëri një metodë që lejon zhvillimin e punimeve për forcimin e strukturës së urës pa e bllokuar trafikun.

Para dhe Pas: Stabilizimi i Shpateve në Shqipëri

Para dhe Pas: Stabilizimi i Shpateve në Shqipëri

14 shtator 2016

Si pjesë e punimeve të rehabilitimit për rrugën ndihmëse 411 (në rajonin e Çorovodës), TAP-i stabilizoji me sukses një shpat të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

TAP Nxjerr në Dritë një Kapitel të Shekullit të VI, Pjesë e një Monumenti Fetar

TAP Nxjerr në Dritë një Kapitel të Shekullit të VI, Pjesë e një Monumenti Fetar

28 korrik 2016

Kapiteli 40 cm i lartë, i dekoruar me motive floreale të gdhendura, mendohet të ketë qenë pjesë e një monumenti të rëndësishëm fetar të zones së Skraparit.

AVIS dhe TAP organizojnë Konferencën për Sigurinë Rrugore

AVIS dhe TAP organizojnë Konferencën për Sigurinë Rrugore

11 korrik 2016

AVIS me mbështetjen e Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG, organizoi konfer-encën e parë mbi “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Evropian si Pikë Referimi për Shqipërinë”. “Siguria rrugore është me shumë rëndësi për të gjithë dhe në veçanti për ndërtimin e një gazsjellësi, për shkak të distancave të mëdha. Deri më tani ne kemi bërë më shumë se 6.7 milion kilometra udhëtime" theksoi Norman Ingram, Drejtori i Projektit TAP

TAP në Shqipëri Mbështet Fushatën e Ndërgjegjësimit për Autizmin

TAP në Shqipëri Mbështet Fushatën e Ndërgjegjësimit për Autizmin

24 qershor 2016

Stafi i TAP në Tiranë u bë pjesë e maratonës “Run4Autism”, një nismë e organizuar në prill në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Autizmit. Ky aktivitet i përvitshëm synon rritjen e ndërgjegjësimit mbi autizmin dhe mbledhjen e fondeve për trajtimin e fëmijëve me autizëm në Shqipëri. Me bluze “TiRun – Rund4Autism” veshur, punonjësit e TAP vrapuan 5 km dhe 10 km përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit bashkë më qindra pjesëmarrës.

TAP Mbështet Dialogun për Tërheqjen e Investimeve në Shqipëri

TAP Mbështet Dialogun për Tërheqjen e Investimeve në Shqipëri

2 qershor 2016

Më 25 maj 2016, TAP-i u bë pjesë e një paneli shumë të rëndësishëm diskutimi me temë “Dialogu për Politikat e Nivelit të Lartë mbi Klimën e Biznesit dhe Tërhejqjen e Investimeve” në Shqipëri. Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, iu bashkua në këtë aktivitet Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, Ministrit të Financave z. Arben Ahmetaj, Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi, Përfaqësuesit të FMN-së në Shqipëri z. Jens Reinke, Menaxheres së Bankës Botërore për Shqipërinë znj. Tahseen Sayed dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Amerikane të Investimeve z. Andi Ballta.

TAP mbështet Tavolinën e Rrumbullakët për Sigurinë Rrugore në Fier

TAP mbështet Tavolinën e Rrumbullakët për Sigurinë Rrugore në Fier

11 shkurt 2016

Në vazhdimësi të ndihmës në përmirësimin e kulturës së zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në zonat ku do të kalojë gazsjellësi, TAP mbështeti edhe Tavolinën e Rrumbullakët e organizuar në qytetin e Fierit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte këmbimi i ideve dhe qëndrimeve mbi përmirësimin e sigurisë në komunitet.

Ngarkesa e Parë e Bërrylave të Linjës, Gati për t’u Dërguar

Ngarkesa e Parë e Bërrylave të Linjës, Gati për t’u Dërguar

20 janar 2016

Asgjë nuk paralajmëron fillimin faktik të një projekti gazsjellësi aq sa prodhimi i ngarkesës së parë të tubave prej çeliku. Pas lidhjes së kontratës nga ana e TAP-it për 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore me Salzgitter Mannesmann International, 130 copët e para të bërrylave prej 48 inç, të përthyer me induksion, janë prodhuar tashmë!