Skip to main content

Kthehu pas

TAP ka mbështetur më shumë se 12,000 familje për marrjen e certifikatave të pronësisë në Shqipëri

06 shtator 2017

Tiranë, Shqipëri. Procesi i përmirësimit të kadastrës, filluar nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që në vitin 2013, ka ndihmuar më shumë se 12,000 familje përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri për të marrë certifikatat e pronësisë. Edhe pse TAP ka përmirësuar të dhënat kadastrale për rreth 34,000 prona, vetëm një e treta e tyre janë ndikuar nga punimet e ndërtimit të gazsjellësit.

 

Problemet e të drejtave të pronësisë konsiderohen ende një sfidë për Shqipërinë. Për shkak të mungesës së dokumentave të pronësisë mbi tokën, transferimet e pronësisë kanë pasur ndikim negativ në jetesën e popullsisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

TAP u njoh me këtë sfidë që prej fazës së zhvillimit të projektit. Si rrjedhojë, TAP ndërmori një nismë që nuk ishte bërë nga të tjera kompani më parë duke përmirësuar dhe përditësuar të dhënat kadastrale, jo vetëm për parcelat që ndikohen drejtpërdrejtë nga projekti, por edhe për një korridor me gjerësi 300 metra përgjatë gjurmës prej 215 km të gazsjellësit në Shqipëri. Në kuadrin e këtij projekti, të njohur si Procesi i Përditësimit dhe Përmirësimit të Kadastrës, TAP-i mblodhi të gjithë informacionin e kërkuar, kreu matje në terren, plane studimi, informoi të interesuarit për procesin e përditësimit të kadastrës, etj. Të gjitha shpenzimet lidhur me këtë proces u mbuluan nga ana e TAP.

Në një intervistë në televizion, Altin Prifti, kryetari i njësisë administrative të Vithkuqit, tha se fermerët e kanë pritur këtë proces prej 27 vitesh.“Me certifikatat e pronësisë në duart e tyre, pronarët e tokave mund ta përdorin pronën për të marrë hua, kredi, apo për të kryer veprime të tjera. Kjo ka qenë një pengesë në të shkuarën. Unë dua ta shfrytëzojë këtë rast për të falënderuar TAP për faktin që ata na ofruan zgjidhjen.

Si pjesë e këtij procesi, TAP kreu regjistrimin e parë të plotë të tre fshatrave, dy në Korçë (Vithkuq dhe Mollaj) dhe një në Fier (Sheq-Marinas). Si Vithkuqi, ashtu edhe Sheq Marinasi kanë mundësi të madha për zhvillimin e turizmit por thithja e investimeve në këto fshatra në kushtet e mungesës së certifikatave të pronësie nuk ishte i mundur. E njëjta gjë vlen edhe për fshatin Mollaj që ka shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.

Në tërësi, më shumë se 138 komunitete (fshatra), në bashkitë e Devollit, Korçës, Skraparit, Beratit dhe Fierit, kanë përfituar nga përmirësimi i kadastrës mbi 12,000 familje.