2019 Histori mbi TAP-in
Çdo ditë TAP-i dhe kontraktorët e tij përfshihen nga qindra komunitete vendore përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga raportet për punën në terren dhe t’ju themi diçka për përballjet tona me njerëzit që takojmë.
TAP Dhuron Njësi të Lëvizshme Banimi Për Të Prekurit nga Tërmeti
9 dhjetor 2019
Tiranë, Shqipëri. Më 5 dhjetor ka përfunduar instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) i ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti i fund nëntorit. Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës, pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Emergjencat Civile.
TAP Përmirëson Kushtet e Maternitetit të Fierit
20 shtator 2019
TAP ka ndërhyrë duke përmirësuar mjediset e brendshme të Repartit të Neonatologjisë në Maternitetin e Fierit si edhe i ka dhuruar pajisjet e nevojshme mjekësore. Më shumë se 1’700 foshnje që lindin çdo vit në këtë maternitet përfitojnë nga ky investim pjesë e programit të Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP.
TAP Ka Krijuar Marrëdhënie Të Forta Me Komunitetet Vendore
20 qershor 2019
Gazsjellësi Trans Adriatik vijon të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetet pranë gjurmës së gazsjellësit. Këtë e pohoi Malfor Nuri, Menaxher i TAP për Shqipërinë, në Forumin Ndërkombëtar të Kartës së Energjisë i cili u organizua në Tiranë më datë 13 qershor 2019.
Një Vështrim nga Jashtë: " Investimi juaj sjell mirëqenie dhe shpresë"
28 maj 2019
Deri tani, TAP ka rehabilituar dhe inauguruar disa shkolla në Shqipëri. Ne u ulëm me Hajdër Lilo, drejtorin e shkollës Fuat Babani në Bashkinë Devoll, për të kuptuar ndikimin e rehabilitimit të shkollës nga TAP në komunitetin lokal.
Punonjësit e TAP Pastrojnë Plazhin e Semanit
16 maj 2019
Fier, Shqipëri. Më 10 maj 2019, punonjësit e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktorëve të tij në Shqipëri bashkuan forcat për pastrimin e plazhit të Semanit, në Fier. Nisma kishte për qëllim heqjen e mbeturinave nga plazhi, duke përmirësuar kështu përvojën e turistëve që e vizitojnë.