Skip to main content

Mundësitë për individët

Punonjësit tanë janë thelbësorë për suksesin e projektit. Ne synojmë të identifikojmë, tërheqim dhe të mbajmë kandidatët më të kualifikuar dhe t'ju ofrojmë atyre mundësinë më të mirë të jetës për karierë.

Ndërkohë që projekti fillon të marrë vrull, rritja e numrit të profesionistëve të aftë do të jetë e nevojshme për TAP-in, kontraktorët dhe nënkontraktorët e tij në një shumëllojshmëri vendndodhjesh, nga zyrat qendrore e deri në vendet përgjatë gjurmës së gazsjellësit (Greqi, Shqipëri dhe Itali). 

Vendet e Lira dhe Si Aplikohet

Ju lutemi të përdorni faqen e rekrutimit tonë të jashtëm për të kontrolluar nëse ka vende të lira dhe për të aplikuar. Do t’ju duhet të regjistroheni përmes internetit dhe të hapni një Profil Kandidati.

Më pas mund të ngarkoni një CV, një letër aplikimi dhe dokumente plotësuese me rëndësi. Ne nuk mund të marrim në konsideratë aplikime të dërguara me e-mail apo postë.

Disa vende pune publikohen edhe në faqen tonë të LinkedIn.

Ne veprojmë në përputhje të plotë me standardet e praktikës më të mirë dhe legjislacionin ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave dhe aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet.

Nëse keni pyetje mbi procesin, ju lutemi të lexoni Pyetje të Shpeshta ose të dërgoni një e-mail në recruiting@tap-ag.com

Profilet e Kandidatëve

Ne kërkojmë profesionistë me përvojë dhe të përkushtuar, të cilët janë të angazhuar për ekselencë, standardet më të larta të shëndetit, sigurisë dhe ato mjedisore dhe që janë të aftë të punojnë me efikasitet në grup.

Të gjithë punonjësit tanë të vendosur në zyrat tona qendrore në Zvicër dhe vendndodhjet e tjera në Greqi, Shqipëri dhe Itali duhet të njohin shumë rrjedhshëm gjuhën angleze, dhe në varësi të pozicionit mund të nevojiten edhe njohuri të gjuhës greke, shqipe ose italiane.

Të punosh për TAP-in

Ne besojmë në arritjen e rezultateve ndërkohë që sillemi në një mënyrë etike dhe profesionale. Pra, mënyra se si i bëjmë gjërat, është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet. Lexoni më shumë.

Për të siguruar këtë, çdonjëri prej nesh pritet të ndjekë kodin tonë të sjelljes, dokument i cili është në themel të çdo veprimi që bëjmë. 

Të punosh për kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë

TAP-i në vetvete do të punësojë një numër të vogël specialistësh nafte dhe gazi. Shumica e mundësive të drejtpërdrejta ose dhe jo, të punësimit në Greqi, Shqipëri dhe Itali do të krijohen nga kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë.

Këto kompani do të punësojnë një gamë të gjerë specialistësh për t’i ofruar TAP-it shërbimet e tyre.

Nëse nuk arrini të gjeni vende të lira pune drejtpërsëdrejti me TAP-in, rekomandojmë që personat e interesuar të monitorojnë nga afër tregjet vendore të punës për mundësi të lidhura me TAP-in në vendet e tyre.

Si udhëzim, ju mund të vizitoni rregullisht faqen Kontraktorët dhe nënkontraktorët e TAP-it.