Skip to main content

FAQ

Zgjerojini të gjitha

Si të aplikoj për një vend punë me TAP-in?

Ju lutemi të përdorni me faqen e rekrutimit në internet për të kontrolluar dhe aplikuar për vende të lira pune.

Kur të gjeni një vend të lirë pune me interes, do t’ju duhet të regjistroheni në internet dhe të hapni një Profil Kandidati, ku mund të ngarkoni një CV, një letër aplikimi dhe dokumente të tjera me rëndësi.

N nuk pranojmë aplikime të dërguara me mënyra të tjera, si: posta, e-mail apo faks. 

Afër

CV-ja ime nuk ngarkohet në instrumentin e rekrutimit. Çfarë duhet të bëj?

Ju lutemi kontrolloni sa vijon:

a) A keni përfunduar hapjen e llogarisë tuaj të kandidatit? Shikoni "Si të aplikoj për një vend punë me TAP-in?".
b) A është lidhja juaj e internetit e qëndrueshme?
c) A e rifreskuat faqen web pas një sesioni të gjatë dhe provuat sërish të ngarkoni CV-në tuaj?
d) A keni plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme para se të dorëzoni aplikimin tuaj?
e) A e keni dorëzuar CV-në tuaj për një aplikim tjetër? Ju mund të gjeni konfirmimin tuaj në dosjen SPAM.

Në rast se keni nevojë për mbështetje të mëtejshme teknike, ju lutemi dërgoni një email tek ekipi i rekrutimit të TAP në recruiting@tap-ag.com

Afër

Kam një pyetje shumë të veçantë që nuk mbulohet nga ky seksion. Çfarë duhet të bëj?

Ju lutemi t’i dërgoni një e-mail ekipit të Burimeve Njerëzore të TAP-it në recruiting@tap-ag.com

Afër

Nuk kam marrë një njoftim automatik me e-mail që konfirmon marrjen e aplikimit tim. Çfarë duhet të bëj?

a) Ju lutemi kontrolloni dosjen SPAM dhe çdo opsion tjetër të sigurisë që mund të parandalojë adresat e panjohura të dërguesit nga dërgimi i e-maileve ndaj adresës suaj.
b) Ju lutemi kyçuni në llogarinë tuaj të kandidatit dhe kontrolloni statusin e aplikimit tuaj. Njoftimi mund të ketë mbërritur në këtë llogari.

Në rast se keni nevojë për mbështetje të mëtejshme teknike, ju lutemi dërgoni një email tek ekipi i rekrutimit të TAP në recruiting@tap-ag.com

Afër

Kur mund të pres përgjigje lidhur me statusin e aplikimit tim?

Pasi të keni dorëzuar aplikimin tuaj përmes faqes tonë të rekrutimit në internet, ju do të merrni një njoftim automatik me e-mail që konfirmon marrjen e aplikimit tuaj.

Kandidatët që bëhen pjesë e listës së shkurtër, do të ftohen për një intervistë. Ne synojmë të bëjmë diçka të tillë brenda një periudhe dy ose tre javore nga marrja e aplikimit tuaj. Megjithatë, në varësi të vendit të lirë dhe të numrit të aplikimeve, mund të nevojitet më shumë kohë për t’ju kontaktuar.

Fatkeqësisht, si rrjedhojë e numrit të madh të aplikimeve që ne marrim çdo ditë, nuk kemi mundësi të korrespondojmë me çdo aplikant dhe nuk mund të komentojmë lidhur me statusin e aplikimit apo të shpjegojmë arsyet për mospranim. 

Afër

Dua të punoj për TAP-in, por nuk ka vende të lira pune me interes për momentin. A mund të dërgoj një aplikim spekulativ?

Po, pasi të keni hapur një Profil Kandidati në faqen tonë të rekrutimit në internet, ju mund të regjistroheni në bazën tonë të të dhënave të aplikantëve. Nëse nuk shihni një pozicion që përputhet me qëllimet tuaja për karrierë tani, ju mund të krijoni një alarm dhe të njoftoheni kur vendet me interes të publikohen në të ardhmen.

Afër

Për sa kohë do të qëndrojë aktiv profili im i kandidatit?

Ne ruajmë Profilin e Kandidatit në bazën tonë të të dhënave për 12 muaj. Ju do të njoftoheni para kohës së përfundimit të afatit të profilit tuaj. Ju mund ta përditësoni ose ta fshini Profilin tuaj të Kandidatit në çdo moment. 

Afër

Kam aplikuar për një vend pune kohë më parë. A duhet ta dorëzoj edhe një herë CV-në time për një vend të lirë pune?

Nëse doni të aplikoni për një vend të ri të lirë pune, ne sugjerojmë që ju të dorëzoni aplikimin për pozicionin e përzgjedhur me një kërkesë të re aplikimi që shpjegon interesin tuaj për këtë pozicion. Të dhënat ekzistuese nga Profili juaj i Kandidatit si dhe CV-ja juaj ekzistuese do të përfshihen automatikisht në formularin e aplikimit

Afër

A mund të aplikoj për dy vende të lira pune në të njëjtën kohë?

Po, pasi të keni hapur Profilin e Kandidatit në faqen tonë të rekrutimit në internet ju do të keni mundësinë të aplikoni për çdo vend të lirë pune për të cilin keni interes. 

Afër

Do të doja të bëja një praktikë profesionale me TAP-in. A është e mundur kjo?

TAP-i planifikon të ofrojë disa mundësi praktikash të shkurtra për të diplomuarit e talentuar, entuziastë dhe të shkathët. Kjo do t’i lejojë praktikantët të marrin njohuri praktike dhe teorike në fushën e tyre të specialitetit. Këto pozicione do të publikohen në faqen e rekrutimit në internet

Afër

A punësoni persona të cilët jetojnë në Shqipëri, Greqi dhe Itali?

Ne po kërkojmë shumë  profesionistë me përvojë në fushën e naftës dhe gazit, të cilët flasin anglisht, për punë me kontratat tona në Greqi, Shqipëri dhe Itali, si dhe në zyrat tona qendrore në Zvicër. 

Afër

Dua të punoj për TAP-in, por për momentin nuk ka vende të lira me interes. A mund të punoj për kontraktorët dhe nënkontraktorët e TAP-it?

Shumica e mundësive të drejtpërdrejta ose jo, për punësim në Greqi, Shqipëri dhe Itali do të krijohen nga kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë. Këto kompani do të punësojnë shumë specialistë për t’i ofruar shërbimet e tyre TAP-it. Ne rekomandojmë që personat e interesuar të monitorojnë nga afër tregjet vendore të punës, për mundësi të lidhura me TAP-in në vendet e tyre. Si udhëzim, ju mund të vizitoni rregullisht faqen tonë Mundësitë e Projektit > Për Kompanitë për të parë se cilat kompani kanë marrë kontrata nga TAP-i. 

Afër