Skip to main content

Mundësitë për kompanitë

Si një nga zhvillimet infrastrukturore më të rëndësishme energjetike në Evropë, TAP-i ofron mundësi tw shumta për kompani ndërkombëtare por edhe kombëtare apo vendore që kërkojnë të kontribuojnë në projekt si furnitorë dhe ofrues shërbimesh.

Në punën tonë me kontraktorët tanë, TAP-i është i angazhuar të përmbushë:

  • Trajtim të barabartë të të gjithë tenderuesve
  • Tenderim konkurrues
  • Objektivitet, transparencë dhe besueshmëri në procesin tonë të tenderimit.

Afatet e tenderimit

Pas konfirmimit të Rezolutës për të Ndërtuar nga aksionerët e TAP dhe Vendimit Përfundimtar të Investimit për Fazën 2 të Konsorciumit të Shah Deniz-it për zhvillimin e kësaj faze, TAP-i tashmë po ecën përpara me zbatimin e projektit. Afatet e tenderimit të TAP janë në përputhje të plotë me zhvillimet e rrjedhës së sipërme, specifikisht procesin e Fazës 2 të Shah Deniz në Detin Kaspik.

Më poshtë jepet një përshkrim i punës kryesore dhe kontratave të furnitorëve që janë dhënë nga TAP, si dhe hapat kryesorë në procesin e prokurimit të projektit.

Pamje e përgjithshme e kontratave të dhëna nga TAP-i

TAP ka dhënë shumë kontrata për ndërtimin e tubacionit në pjesën tokësore dhe detare, si edhe për shërbime dhe zëra të tjerë. Këto kontrata klasifikohen sipas këtyre tre kategorive:

Kontrata të Punimeve të Hershme (EW)

  • Ndërtim dhe rehabilitim i rrugëvedhe urave ndihmëse në Shqipëri [Kontrata e dhënë, prill 2015]

Kontratat për Artikujt e Ofruar nga Kompanitë (CPI)

  • Tubat e linjës, tubat mbështjellës dhe bërrylat
  • Valvulat me diametër të madh [Kontrata e dhënë, korrik 2015]
  • Kompresorët me turbo [Kontrata e dhënë, shtator 2015]
  • Kabujt me fibër optike​ [Kontrata e dhënë, korrik 2016]
  • Lidhëse, bërryla izolues dhe kapësa mbetjesh [Kontrata e dhënë, tetor 2015]

Kontratat e Inxhinierisë, Prokurimit dhe Ndërtimit (EPC)

Kontraktorët EPC do të jenë përgjegjës për punësimin e nënkontraktorëve për zbatimin e pjesëve të veçanta të detyrave të kontratës.

Pamje e përgjithshme e procesit të prokurimit

Prokurimi i të mirave dhe shërbimeve për ndërtimin e gazsjellësit bëhet me faza, në varësi të ecurisë së projektit dhe në përputhje me afatet e vendosura nga zhvillimi i Shah Deniz 2 në pjesën e sipërme të rrjedhës.

Në përgjithësi, prokurimi i TAP-it ndjekin një proces të ndarë në dy faza:

  1. Faza e përzgjedhjes
  2. Faza e dhënies së kontratës

1.  Faza e përzgjedhjes

Gjatë fazës së përzgjedhjes, TAP-i kryen të ashtuquajturat ‘parakualifikime’ me synim identifikimin e kontraktorëve me aftësitë, kapacitetin, përvojën dhe mundësitë e kërkuara për të ofruar të mirat dhe shërbimet që TAP-i kërkon të prokurojë.

Palëve të interesuara i kërkohet të dorëzojnë një Shprehje Interesi (EoI) në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e parakualifikimit. EoI-të do të shqyrtohen dhe vlerësohen bazuar në kritere përzgjedhëse të përcaktuara nga TAP-i.

Kriteret tipike për parakualifikim përfshijnë:

  • Përvojë
  • Kapacitet
  • Fuqi financiare
  • ​Rishikimi i pasqyrave të për qëllime të menaxhimit (Integrity due diligence)
  • Kompetenca vendore (në rastet e nevojshme)
  • Certifikimet me rëndësi lidhur me sigurimin e cilësisë/kontrollin e cilësisë dhe standardet e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit.

Në prill të vitit 2014, pas një shqyrtimi të strategjisë dhe afateve, TAP-i vendosi të riniste procesin e tij të prokurimit dhe si rrjedhojë nisën parakualifikime të reja për të mirat dhe shërbimet. Procesi i shqyrtuar synon të ofrojë mundësi maksimale për furnitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për pjesëmarrje në proces. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni këtu njoftimin për shtyp.

Inkurajojmë të gjitha kompanitë që kanë përvojën e duhur, përfshirë edhe ato që kanë aplikuar më parë, të marrin pjesë në raundin e ri të parakualifikimit.

2. Faza e Dhënies së Kontratave (duke u zhvilluar)

Kompanitë, që përmbushin kriteret e parakualifikimit do të futen në listën e shkurtër dhe u ftuan të marrin pjesë në fazën pasardhëse të procesit të prokurimit, Faza e Dhënies së Kontratës.

Kompanitë e përzgjedhura do të marrin një Ftesë për Tender (ITT). Tenderat e dorëzuar do të vlerësohen në përputhje me kriteret e paracaktuara dhe kontratat iu dhanë ofertuesit që përmbushi më mirë kërkesat e TAP-it.

Kriteret tipike për dhënien e kontratave përfshijnë:

  • Cilësia e zgjidhjes teknike:
    • Plani i zbatimit
    • Organizimi dhe personeli kyç
    • Programimi dhe planifikimi i kontratës
    • Cilësia e kontrollit/sigurimit
    • HSSE
    • Menaxhimi Social i lejeve dhe mjedisit
  • Çmimi
  • Garancitë bankare
  • Siguracioni