Skip to main content

Jeni të interesuar për të punuar si nënkontraktorë?

Regjistrim në bazën e të dhënave për kompanitë e interesuara për të qenë nënkontraktorë

TAP do të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës, në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes ndërtimit të TAP dhe tërthorazi përmes efekteve të ‘përhapjes’ ekonomike gjatë kohëzgjatjes së gazsjellësit.

Kontraktorët e përzgjedhur nga TAP për Inxhinierinw, Prokurimet dhe Ndërtimin (IPN) janë përgjegjës për punësimin e nën-kontraktorëve për implementimin e pjesëve specifike të detyrave të kontratës. Kontraktorët IPN janë gjithashtu përgjegjës për rekrutimin e personelit dhe për vlerësimin e furnitorëve sipas nevojave të ndërtimit.

TAP është i përkushtuar në lehtësimin e punësimit dhe mundësive të biznesit në zonat ku kalon gazsjellësi. Deri më tani, TAP ka organizuar evente të ndryshme për lehtësimin e bashkëpunimit midis kontraktorëve IPN të TAP dhe nën-kontraktorëve potencialë në Greqi, Shqipëri dhe Itali.


TAP-i ka përdorur një proces regjistrimi për kompanitë që ishin të interesuara të marrnin pjesë në zinxhirin e shërbimeve të nevojshme të TAP-it duke ofruar shërbime / furnizime / punë si nënkontraktorë të kontraktorëve kryesorë të TAP-it. TAP nuk grumbullon më informacion nga kompanitë e interesuara për t’u bërë nën-kontraktorë.

Ju lutemi të vini re sa më poshte vijon:

  • TAP nuk do të organizojë procese përzgjedhjeje për nënkontraktorë. Asnjë kontratë nuk do t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga TAP një nënkontraktori.
  • Kontraktorët IPN të TAP do të zhvillojnë procesin e tyre të përzgjedhjes dhe do tw kryejnë verifikimet e tyre në lidhje me nënkontraktorët. Kjo do të bëhet nën mbikëqyrjen e TAP i cili do të sigurojë që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
  • Përgjegjësia për ofrimin e shërbimeve te kontraktorët IPN të TAP është e vetë kompanive të interesuara që të bëhen nënkontraktorë.