Skip to main content

Për komunitetet në Greqi

TAP-i po investon dhe do të vijojë të investojë në veprimtari që bartin një ndikim të madh social dhe mjedisor në Greqinë Veriore, duke mbështetur projektet e zbatuara në të tre prefekturat greke nëpër të cilat kalon gazsjellësi: Maqedoni Perëndimore, Maqedoni Qendrore dhe Maqedoni Lindore-Trakë.

Programi vullnetar i Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) i TAP-it në Greqi kap shifrën 32 milion € gjithsej, duke u përqendruar në katër shtylla:

  • Mjedis;
  • Arsim dhe formim;
  • Zhvillim social dhe ekonomik, duke e vënë theksin te bujqësia dhe turizmi;
  • Cilësia e jetës për komunitetet vendore, duke e vënë theksin te mbështetja dhe kohezioni social

Përfaqësuesit e TAP-it janë në dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetet vendore dhe të gjitha nivelet e qeverisjes (qendrore, prefekture dhe bashkie) për të zhvilluar së bashku projektet e të ISM-së, për të cilat është rënë dakord, që mbështesin përparësitë e zhvillimit të vetë komuniteteve.

Shihni më poshtë projektet kyçe të SEI-t të zbatuara në Greqi në kontekstin e programeve të SEI-t të TAP-it. Përmes kësaj përzgjedhjeje paraqiten nismat e ndryshme që TAP-i ka ndërmarrë, duke kontribuar në kauza sociale, humanitare dhe kauza të tjera të rëndësishme.

 

Programi Bujqësor “Tokë e Begatë”

Programi Bujqësor “Tokë e Begatë”

Nisma bujqësore “Tokë e Begatë / Mbështetje për Edukimin Agro-Ushqimor ” përqendrohet në tre Prefekturat e Greqisë së Veriut të Përshkuara nga TAP-i. Investimi arrin në rreth 1 milion Euro për veprimtari edukative dhe bio-teknologjike me synim mbështetjen e kultivimit, tregtimit, dhe shitjes së produkteve agro-ushqimore të veçanta të prodhuara në zonë. Këto produkte përfshijnë mjaltin dhe produktet nga bletët, ullinjtë dhe vajin e ullirit, bimët medicinale dhe aromatike, bathët, frutat, petimezin (melasë kallam sheqeri), specin, produktet blegtorale.

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Në qershor të vitit 2017, TAP Greqi ndërmori programin e Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) prej 11 milion €, që kishte të bënte me dhurimin e 87 automjeteve të shërbimeve, duke përfshirë autoambulanca, borëpastruese dhe kamionë për mbetje. Nga ky investim, përfitojnë komunitetet vendore përgjatë prefekturave të Greqisë Veriore, ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Traka.

Financimi i Programeve të Masterit në Fushën e Energjisë

Financimi i Programeve të Masterit në Fushën e Energjisë

TAP-i po ndihmon në arsimimin e brezit të ri të specialistëve të energjisë, përmes financimit të dy programeve të Masterit në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore dhe në Institutin e Arsimit Teknologjik, në po të njëjtën prefekturë. Për një periudhë pesëvjeçare, TAP-i do të investojë një shumë prej 1 milion € për këtë nismë, përmes një donacioni bërë fondacionit Bodossaki. Shuma do të përdoret kryesisht për të subvencionuar tarifat e shkollimit të studentëve.

Studime për Administrimin e Pyjeve në Nestorio

Studime për Administrimin e Pyjeve në Nestorio

Në qershor të vitit 2017, TAP-i deklaroi se do të financojë kryerjen e pesë Studimeve për Administrimin e Pyjeve në Bashkinë e Nestorio-s. Ky projekt mbështet jetesën e rreth 3.000 banorëve në këtë zonë, duke qenë se puna kërkimorë do t’u mundësojë atyre të vazhdojnë veprimtarinë e tyre të industrisë drusore dhe praktika të tjera të mira në fushën e pyjeve në mënyrë të qëndrueshme. Studimet do të sigurojnë gjithashtu administrimin e përshtatshëm mjedisor, me përfitime shoqërore dhe ekonomikisht të mundshëm të pyjeve për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

Më shumë se 580.000 Euro grante dhe donacione

Më shumë se 580.000 Euro grante dhe donacione

TAP-i është i përkushtuar të jetë një fqinj i mirë në komunitetet pritëse të gazsjellësit, veçanërisht kur bëhet fjalë për individët në nevojë që janë personat më të cenueshëm të shoqërisë. Gjatë këtyre viteve, TAP-i ka dhuruar më shumë se 580.000 Euro për organizata të ndryshme në të gjithë Greqinë e Veriut. Duke nisur që prej majit të vitit 2016, TAP-i bashkëpunon me Rrjetin për Solidaritet Shoqëror (NSS), një organizatë që specializohet në këtë fushë veprimtarie.

Seminare për Sigurinë Rrugore nëpër Shkolla

Seminare për Sigurinë Rrugore nëpër Shkolla

Gjatë periudhës maj 2016-mars 2017, TAP-i mbështeti një program për Seminaret mbi Sigurinë Rrugore, ku morën pjesë mbi 25,000 nxënës të shollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga të gjitha prefekturat e Greqisë Veriore ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Trakë. Siguria është përparësia numër 1 e TAP-it dhe duke mbështetur këtë projekt, TAP-i nxit praktikën jetike të sigurisë rrugore që në moshë të hershme.