Skip to main content

Kthehu pas

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Në qershor të vitit 2017, TAP Greqi ndërmori programin e Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) prej 11 milion €, që kishte të bënte me dhurimin e 87 automjeteve të shërbimeve, duke përfshirë autoambulanca, borëpastruese dhe kamionë për mbeturina. Nga ky investim, përfitojnë komunitetet vendore përgjatë prefekturave të Greqisë Veriore, ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Traka.

 

Nga këto 87 automjete shërbimesh, 33 ishin ambulanca, 16 kamionë për mbetje dhe makina fshirëse për rrugët, 20 automjete pyjore, 15 borëpastruese dhe 3 automjete për mbrojtjen civile. Programi përqendrohet në përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve dhe të menaxhimit të mjedisit.

Projekti u përgatit në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë greke, si dhe me autoritetet e bashkisë dhe prefekturës, për t’i shërbyer komuniteteve të Greqisë veriore, duke iu ofruar banorëve kujdes shëndetësor, menaxhim mjedisi, pastrim dhe shërbime sigurie më të mira.

rreth 11 milion € investim

Nisma u bë publike gjatë një konference për shtyp që u mbajt në Selanik, ku morën pjesë të tre prefektët e prefekturave të Greqisë Veriore, të cilët falënderuan TAP-in në emër të komuniteteve që përfitonin nga kjo nismë. Ky aktivitet shënoi edhe transmetimin e parë publik të fushatës së TAP-it, që synonte bërjen publike të kësaj nisme,me sloganin “TAP-i, gazsjellësi i energjisë së mirë”.

*Në fillim, për këtë program, TAP-i caktoi 9 milion € , por më pas, e rriti shumën në 11€, për të mbuluar shpenzimet e veçorive shtesë dhe instalimin e teknologjive më të fundit në automjetet e përzgjedhura.