Skip to main content

Kthehu pas

Avdira: aksesi për Personat me Aftësi të Kufizuara në plazh dhe dhurimi i pajisjeve për pastrim

Në verën e vitit 2017, TAP-i ndihmoi në ndërtimin e një rampe, për të lehtësuar aksesin në plazh për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e qytetit të Avdirës. Për më tepër, TAP-i ofroi pajisje për pastrimin e bregut të detit përreth dhe përmirësimin e menaxhimit mjedisor të zonës. Investimi u zbatua nëpërmjet partnerit të TAP-it, Rrjeti i Solidaritetit Shoqëror, dhe arriti vlerën e më shumë se 100,000€.

 

Mekanizmi SEATRAC u vendos në plazhin "Leukippos” në Avdira, afër Shkollës vendore për Trajnim dhe Arsim Profesional për Personat me Aftësi të Kufizuara, që është një shkollë fillore për PAK; po ashtu shkollë e posaçme për të verbrit.

Mekanizmi përbëhet nga një sedilje që lëviz në një shinë, duke i lejuar personat me vështirësi në lëvizje, që të notojnë në det pa ndihmën e askujt, ose me ndihmën e një kujdestari. Për një qasje më gjithëpërfshirëse, TAP-i gjithashtu ndërtoi një vendkalim të drunjtë, dhoma zhveshjeje, dhe një dush.

Përfaqësuesit e shoqatave vendore për PAK e përshkruan këtë si një nevojë dhe “si një nga iniciativat më domethënëse të zbatuara në këtë zonë”. Rampa “i lejon njerëzit që ta shijojnë detin dhe të argëtohen, të trajnohen, dhe të socializohen,” duke iu ofruar “aksesueshmëri, siguri, dhe dinjitet; të gjitha të drejtat bazë të njeriut”.

+ €100,000

investim

Për sa i përket pajisjes së pastrimit, ajo përbëhet nga një automjet i posaçëm që përdoret nga shoferët e shërbimeve teknike bashkiake për pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Avdirës, Giorgos Tsitiridis, po ashtu dhe përfaqësuesit e shoqatave vendore për PAK, e falënderuan TAP-in për zbatimin e këtij projekti shumë të nevojshëm për komunitetin; një projekt, që promovon përfshirjen dhe integrimin në shoqëri, si edhe bukurinë natyrore të zonës.