Skip to main content

Kthehu pas

Financimi i Programeve të Masterit në Fushën e Energjisë

TAP-i po ndihmon në arsimimin e brezit të ri të specialistëve të energjisë, përmes financimit të dy programeve të Masterit në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore dhe në Institutin e Arsimit Teknologjik në po të njëjtën prefekturë. Për një periudhë pesëvjeçare, TAP-i do të investojë një shifër prej 1 milion € për këtë nismë, përmes një donacioni bërë fondacionit Bodossaki. Shuma do të përdoret  kryesisht për të subvencionuar tarifat e shkollimit të studentëve.

 

TAP-i po mbështet financiarisht:

  • Kursin me 4 semestra “Menaxhimi dhe Transportimi i Naftës dhe Gazit”, që jepet në Departamentin e Administrim Biznesit, si dhe në Departamentin e Inxhinierisë Mjedisore dhe Kontrollit të Ndotjes në Institutin e Arsimit Teknologjik në Maqedoninë Perëndimore, në bashkëpunim me Universitetin e Ekonomisë të Azerbajxhanit; dhe
  • Kursin me 3 semestra “Teknologjitë dhe Menaxhimi i Energjisë”, që jepet në Departamentin e Inxhinierisë Ekonomike në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore.

rreth 1 milion € investim

Të dyja programet do të financohen për të paktën 5 vjet. Kontributi i TAP-it arrin në 100,000 € në vit për secilin program pasuniversitar.

këto dy programe Masteri mundregjistrohen më e shumta 90 studentë në vit:

  • 50 studentë në Institutin e Arsimit Teknologjik të Maqedonisë Perëndimore dhe
  • 40 studentë në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore.

Ky program i SEI-t synon të nxisë arsimin dhe kërkimin shkencor, si dhe të përmirësojë shprehitë dhe aftësitë e një sektori strategjik me zhvillim të qëndrueshëm, siç është ai i energjisë. Të dy kurset përqendrohen te gazi natyror, si dhe te menaxhimi i lëndëve djegëse dhe i burimeve të rinovueshme të energjisë. Duke mbuluar të paktën 50% të tarifës së shkollës të çdo studenti, TAP-i e bën kursin e ofruar më të aksesueshëm.

Palët kyç të interesit nga kjo zonë, që i kanë përkrahur këto nisma, përfshijnë:

  • Prefektin e Maqedonisë Perëndimore, Theodore Karypidis-in;
  • Kryetarët e Bashkive të tre bashkive të rëndësishme të prefekturës, përkatësisht Anestis Aggelis nga Kosturi, Panagiotis Kepaptsoglou  nga Argos Orestiko, dhe Paschalis Gketsios nga Nestorio; 
  • Profesor Evangelos Siskos i Institutit të Arsimit Teknologjik të Maqedonisë Perëndimore; dhe
  • Profesor Yannis Bakouros i Universitetit të Maqedonisë Perëndimore.