Skip to main content

Kthehu pas

Më shumë se 580.000 Euro grante dhe donacione

TAP-i është i përkushtuar të jetë një fqinj i mirë në komunitetet pritëse të gazsjellësit, veçanërisht kur bëhet fjalë për individët në nevojë që janë personat më të cenueshëm të shoqërisë. Gjatë këtyre viteve, TAP-i ka dhuruar më shumë se 580.000 Euro për organizata të ndryshme në të gjithë Greqinë e Veriut. Duke nisur që prej majit të vitit 2016, TAP-i bashkëpunon me Rrjetin për Solidaritet Shoqëror (NSS), një organizatë që specializohet në këtë fushë veprimtarie.

 

Investim 580.000 € (gjithsej)

Që prej vitit 2014, TAP-i ka mbështetur më shumë se 20 institucione dhe shoqata që funksionojnë në të tre prefekturat e përshkuara nga tubacioni. Ndër të tjera, këto organizata përfshijnë:

  • Fshatin e fëmijëve SOS Aristino (Aleksandopoli, Trakë)
  • Fshatin e fëmijëve në Foliro (Selanik)
  • OJF-në “Keletron, Dashuri për Fëmijët”
  • Njësinë e Lëvizshme të Parandalimit të Kancerit të Gjirit, në bashkëpunim me Spitalin Theagenio në Selanik
  • Institutin “Agia Marina” për fëmijët e me nevoja të veçanta në Kavala
  • “Strehën e Fëmijëve” në Selanik
  • Qendrën për Veprimtaritë Krijuese të Fëmijëve në Serres
  • Institutin për mbrojtjen e fëmijëve me autizëm në Kastoria
  • Qendrën Shoqërore “Stavros Helios” në Ksanthi
  • Shtëpinë e të Moshuarve “Athina dhe Lazaros Rizos” në Kastoria
  • Shoqatën e Prindërve dhe Miqve të Personave me Autizëm në Eordaia
  • Shoqatën “Pnoe” në Kavala
  • Markatën Sociale të Bashkisë Amyntaio
  • Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara “Agioi Theodoroi” në Komotini
  • Shoqatën e Prindërve dhe Miqve të Personave me Autizëm “Agios Vasileios” në Aleksandropoli
  • Qendrën e Mirëqenies dhe Solidaritetit të Bashkisë Komotini

Këto donacione kanë bërë të mundur blerjen e pajisjeve shtëpiake dhe të zyrave, mobilieve dhe pajisjeve elektronike; pajisjeve mjekësore dhe rehabilituese; mjeteve të specializuara të transportit; rikonstruksioneve për ndërtesa dhe furnizimeve ushqimore.