Skip to main content

Kthehu pas

Rehabilitimi i rrugës Dorilaiou në sheshin kryesor të qytetit të Serres

Me qëllim trajtimin e nevojës për hapësira publike të sigurta, të hapura dhe të aksesueshme, TAP-i rehabilitoi (ish) Rrugën Dorilaiou në sheshin kryesor të qytetit të Serres. Investimi prej 248,000 Euro përfshinte: shtrimin e rrugës dhe trotuareve, ndërtimin e korsive të biçikletave, vendosjen e stolave, shatërvanëve, shtyllave të ndriçimit, etj. Projekti është pjesë e programit të TAP-it  “Punimet e Frymëzimit | Zhvillimi i Infrastrukturës Vendase”, i zbatuar në të tre Prefekturat të Greqisë Veriore, nga të cilat kalon gazsjellësi.

 

€248,000

investim

Projekti i rehabilitimit u mirëprit nga Bashkia dhe komuniteti vendas si një mundësi për rregullimin e qendrës historike dhe tregtare të Serres. Falë përpjekjeve të palëve të përfshira, projekti përfundoi në tre muaj pas fillimit dhe u zbatua në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit.

Sheshi kryesor ndodhet në zemër të qytetit të Serres me sipërfaqe mbi 70,000 m2. Rruga e rehabilituar së fundi përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve dhe vizitorëve, duke iu ofruar hapësirë të bukur dhe çlodhëse për ecjen në këmbë dhe pedalimin me biçikletë.

Në fakt, rehabilitimi i Rrugës Dorilaiou është hapi i parë i një projekti më të gjerë për rehabilitimin e të gjithë parkut kryesor të qytetit - "një projekt i rëndësishëm ri zhvillimi për  banorët e Serres dhe një vizion 100 vjeçar për qytetin që po bëhet realitet," siç u përshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Serres, Petros Aggelidis.

Projekti për rehabilitimin e rrugës Dorilaiou përfshinte:

  • shtrimin e rrugës, si dhe trotuareve që çojnë në liqenet e vogla, me gurë shisti nga qyteti i Karystos dhe elementë zbukurues
  • shtrimin e dy korsive për biçikleta
  • shtrimin e trotuareve me pllaka të posaçme për personat që nuk shikojnë
  • instalimin e një rrjeti ndriçimi dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit​
  • vendosjen e stolave në hapësirat e jashtme dhe dy shatërvanëve me ujë të pijshëm, të ndërtuar me pllaka prej guri natyror.