Skip to main content

Kthehu pas

Studime për Administrimin e Pyjeve në Nestorio

Në qershor të vitit 2017, TAP-i deklaroi se do të financojë kryerjen e pesë Studimeve për Administrimin e Pyjeve në Bashkinë e Nestorio-s.Ky projekt mbështet jetesën e rreth 3.000 banorëve në këtë zonë, duke qenë se puna kërkimorë do t’u mundësojë atyre të vazhdojnë veprimtarinë e tyre të industrisë drusore dhe praktika të tjera të mira në fushën e pyjeve në mënyrë të qëndrueshme. Studimet do të sigurojnë gjithashtu administrimin e përshtatshëm mjedisor, me përfitime shoqërore dhe ekonomikisht të mundshëm të pyjeve për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

 

Investim 200.000 €

Bashkia e Nestorio-s nuk pati mundësi të porosiste Studime të reja për Administrimin e Pyjeve pas përfundimit të afatit të studimeve të mëparshme në vitin 2016.  Studimet e reja janë të nevojshme për praktikat e mira në fushën pyjore, sepse ato përcaktojnë modelet e administrimit pyjor që duhet të zbatohen dhe volumet e pritshme të lëndës drusore që duhet të prihen sipas vendit dhe kohës.

Si rrjedhojë, Studimet e përditësuara për Administrimin e Pyjeve në Nestorio janë jetike që komuniteti vendas të vijojë veprimtarinë e tyre drusore në mënyrë të qëndrueshme. Këto studime do të jenë të vlefshme për të paktën 10 vjet. Përveç sigurimit të jetesës për komunitetin vendas, këto studime do të japin kontribut për administrimin e mirë mjedisor dhe do të promovojnë zhvillimin rajonal.

Nisma u mirëprit nga komuniteti vendor. Kryetari i Bashkisë së Nestorio-s, Z. Paschalis Getsios, theksoi nevojën dhe rëndësinë e projektit, sepse ai siguron vendet e punës të druvarëve, transportuesve dhe shoferëve të mjeteve të transportit, ndërkohë që jep kontribut për të ardhurat e bashkisë.