Skip to main content

Mundësitë që TAP-i do të krijojë për vendet pritëse

Greqia, Shqipëria dhe Italia do të përfitojnë ndjeshëm në një nivel strategjik nga prania e TAP-it në vendet e tyre, duke përfituar një status më të rëndësishëm në hartën energjetike evropiane, si rrugë kalimi rajonale dhe nyje energjetike.

Përfitimet që do të sjellë TAP-i përfshijnë:

  • Kontribut të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) përmes tatimeve.
  • Punësim të drejtpërdrejtë dhe i tërthortë si gjatë ndërtimit ashtu edhe gjatë fazës operacionale.
  • Mundësimië mirave materiale dhe shërbimeve përmes furnitorëve të kualifikuar.

  • Investime sociale dhe mjedisore: programet e investimeve në komunitet.
  • Përmirësimi i infrastrukturës lokale: rrugë dhe ura në Shqipëri.
  • Pozicionimi i vendeve pritëse si nyje energjetike në rajon.

Studimet e pavarura të kryera në Greqi, Shqipëri dhe Itali sugjerojnë se TAP-i do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në zhvillimin ekonomik të secilit vend, veçanërisht gjatë fazës së ndërtimit.

Shqipëria

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend. TAP pritet të jetë një ndër investimet e huaja direkte më të mëdha në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të krijojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore.

TAP-i ka marrë mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Shqipërisë dhe është përcaktuar si ‘Projekt i Rëndësisë Kombëtare’.

Gazsjellësi do të ndihmojë Shqipërinë të vazhdojë integrimin e saj tregtar dhe fizik me Evropën, duke rritur rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit ndërsa promovon stabilitet të vazhdueshëm dhe përgatit vendin për anëtarësinë e mundshme në BE.

Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik.

TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

Greqia

TAP-i do t’i mundësojë Greqisë të realizojë ambicien e saj për t’u bërë një nyje madhore energjetike dhe një rrugë kalimi për në Evropën Juglindore.
Grupi i fuqishëm financiarisht aksionar i TAP-it do të thotë se gazsjellësi do të financohet pa mbështetje financiare nga qeveria greke. Kostoja e projektit në Greqi përllogaritet në rreth 1.5 miliard Euro, çka e bën atë një burim madhor investimi të huaj direkt në Greqi.

Në të njëjtën kohë, TAP-i do të jetë një punëdhënës kombëtar madhor, duke krijuar vende të reja pune gjatë dhe pas ndërtimit dhe duke gjeneruar të ardhura operacionale përmes tatimeve.

Një angazhim i tillë i rëndësishëm do të mbështesë Greqinë duke rritur vetëbesimin e biznesit në vend dhe duke promovuar më tej investimet e huaja direkte dhe rritjen ekonomike.

Italia

Italia ka ambicie të bëhet një nyjë madhore energjetike, por ama tregu i saj i gazit dhe energjisë elektrike me kosto të larta po ndikon negativisht në konkurrencën e industrisë.

TAP-i do t’i ofrojë Italisë mundësi të reja për të rritur nivelin e konkurrencës në treg duke furnizuar fillimisht 10 miliard metra kub (bcm) gaz në vit drejtpërsëdrejti në këtë vend, çka përfaqëson një pjesë me rëndësi të konsumit total italian.

Gazsjellësi, gjithashtu punëson kompani me aftësi të larta inxhinierike. Kur të nisë operimi, do të duhet staf i përhershëm në Terminalin Pritës të Gazsjellësit për të monitoruar aktivitetet vendore të përditshme si dhe operimin e të gjithë gazsjellësit.