Skip to main content

Rreth Nesh

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG është një kompani e themeluar me qëllim planifikimin, zhvillimin dhe ndërtimin e gazsjellësit të gazit natyror TAP.

TAP-i është përgjegjës për zhvillimin dhe operimin e infrastrukturës së transportit të gazit nga kufiri turko-grek deri në Italinë e jugut.

Kur ndërtimi të ketë përfunduar, TAP do të bëhet një operator i sistemit të tranzitit (TSO), duke ofruar kapacitet transportimi për t’u mundësuar transportuesve dhe prodhuesve të tregtojnë gazin e tyre.

TAP-i do të sjellë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në Evropë. Duke u nisur nga kufiri midis Turqisë dhe Greqisë, ku do të lidhet me Gazsjellësin e planifikuar Trans Anatolian, TAP-i do të kalojë nëpër Greqinë e Veriut, do të përshkojë Shqipërinë dhe Detin Adriatik për të arritur në Italinë e Jugut, ku do të lidhet me rrjetin italian të transportit të gazit për t’u transportuar e përcjellë më tej në Evropë.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

TAP AG e ka selinë e tij në Baar, Zvicër; ka dhe zyra në Greqi, Shqipëri e Itali.

Aktualisht, TAP punëson rreth 200 specialistë të naftës dhe gazit nga shumë vende dhe angazhon qindra kompani e ekspertë si nënkontraktorë.

TAP-i as nuk do të zotërojë dhe as do të shesë gazin që transporton. Marrëveshjet për shitjen e gazit janë negociuar drejtpërsëdrejti nga Konsorciumi i Shah Deniz-it me blerësit e gazit në Evropë.